• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

by Enver Robelli
19/11/2025 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjëherë në histori. Turp i madh!

Albian Hajdari, i lindur në Binningen të Zvicrës, dhe Leon Avdullahu, i lindur në Solothurn të Zvicrës, të dy të përgatitur si lojtarë në kuadër të infrastrukturës sportive zvicerane, vendosën të luajnë për Kosovën. Askush në Zvicër nuk i quajti tradhtar. Vendim i tyre. E drejtë e tyre. Granit Xhaka dha një vlerësim nga aspekti sportiv. Tha që ata do të mund të luanin edhe për Zvicrën po të kishin durim, por do t’u duheshin tri deri katër vite për të siguruar një vend të përhershëm në fushën e lojës të kombëtares zvicerane. A është kjo arsye që t’i fishkëllehet Granit Xhakës 75 minuta? Jo, nuk është.

Natyrisht në tribunë vlejnë do “rregulla” të tjera dhe komunikimi nuk është i ngjashëm si në ndonjë klub anglez debati, por prapëseprapë këto britma Granit Xhaka as nuk i meriton, as nuk ua ka borxh. Është i njëjti që i ka bërë krenarë miliona shqiptarë me karrierën e tij brilante si futbollist – dhe këtë e ka bërë sidomos falë Zvicrës.

Nëse ndokush që është rritur në Zvicër mendon se, pas vendimit të tij për të luajtur për Kosovën, bëhet patriot më i madh se të tjerët që luajnë për Zvicrën, atëherë kjo tregon infantilizëm edhe përtej fushës së futbollit. Para 12 viteve, më 13 tetor 2013, kur Kosova s’ishte fare anëtare e UEFA dhe FIFA, në Luzern luajti Zvicra kundër Shqipërisë. “Trimat” shqiptarë nga tribuna nuk patën ide më të mirë se sa të brohorisnin: “Valon magjupi”.

Turp atëherë, turp sot kundër Granit Xhakës. Ah, Granit Xhaka para ndeshjes tha edhe këtë: Kosova po luan në nivel shumë të mirë. Por këto fjalë meraklitë e fishkëllimave nuk i kanë dëgjuar, as lexuar, as kuptuar.

Next Post
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In