• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

by Eduard Zaloshnja
07/12/2021 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së që “të mos hanin bar” për hir të Berishës. Një referencë kjo ndaj thënies së dikurshme të Enver Hoxhës “Ne edhe bar hamë, por nuk u përulemi imperialistëve amerikanë”.

Pas asaj deklarate të fortë të Ambasadores Kim (dhe një vizite të Philip T. Reeker tek SHQUP-i), Basha eventualisht e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator. Dhe ai vendim u duk si gozhda e fundit në arkivolin politik të Berishës, njeriut që e kishte marrë Bashën nga hiçi, dhe e kishte bërë eventualisht kryetarin e partisë numër dy në Shqipëri.

Por ata që e njohin mirë Berishën e dinë se ai mund të bjerë knock down nga një goditje treshe Kim-Reeker-Basha, por jo knock out…

(Parantezë: Bash kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi të zhvilloj një sondazh tejet rigoroz, me intervista ballëpërballë në çdo cep të Shqipërisë, nga i cili rezultoi se përkrahësit e Bashës ndër banorët e rritur ishin në raport 1 me 1 me përkrahësit e Berishës)

Pas goditjes së Bashës, Berisha filloi serinë e gjatë të foltoreve, që sipas sondazheve publike në televizione private dhe të disa sondazheve private të pabëra publike, dukej se po shtonin përkrahësit e Berishës dhe po pakësonin përkrahësit e Bashës. Nëpër foltore, Berisha e deklaroi qartë se Basha do të shkarkohej, dhe kryetar synonte të rikthehej ay vetë. Ndërkohë, pjesëmarrësit e foltoreve dhe qindra mijëra përkrahësit e tyre dukej se po i kollofisnin të gjitha llokumet e servirura nga Berisha nëpër foltore…

Në një situatë të tillë, ku dukej qartë se Berisha po rikthehej në krye të PD-së, Ambasadorja Kim ndërhyri edhe një herë publikisht duke deklaruar se SHBA do ta izolojë diplomatikisht PD-në, në qoftë se në krye të saj vjen një persona non grata (nënkupto Berisha).

Dhe cili qe rezultati i deklaratës së Ambasadores Kim?

Ata delegatë të Kuvendit të PD-së që kishin firmosur në fshehëtësi për Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit, filluan të shfaqen publikisht nga dita në ditë. Ndërkohë, sondazhet (publike e private) tregojnë një raport 5 me 1 të përkrahësve të Berishës ndaj Bashës në elektoratin e djathtë.

Me pak fjalë, fishekët publikë të Ambasadores Kim kanë rezultuar kapsolla që nuk ngjallin frikë në sinorin elektoral të PD-së. Ku ka 30 vjet që bariu Berisha e dominon grigjën…

 

Next Post
Pezullimi i Berishës, Basha replikon në ‘Real Story’:  Ishte çështje e identitetit të PD dhe jo se kështu më pëlqen mua

"Berisha po i keqpërdor demokratët", Basha: Ja pse vendosa ta mbledh Kuvendin më 18 dhjetor

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Zalshnje dardha e ka bishtin mbrapa

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In