Në Kosovë të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer. Fischer vjen në Kosovë me ftesë të homologes së tij, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit madje do ta presë me ceremoni shtetërore me gardën e nderit të FSK-së. Sipas agjendës, pritja bëhet në sheshin “Ibrahim Rugova” pas orës 11.
Jahjaga dhe Fischer do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, ndërsa presidenti austriak do të takohet pasdite edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Takimi me Veselin do të përmbyllë agjendën e vizitës për ditën e mërkurë për të vazhduar të enjten me takime tjera.
Fischer qysh në mëngjesin e së enjtes do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa pas këtij takimi ai së bashku me presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak që mbahet në hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë. Pas këtij takimi dy presidentët do ta vizitojnë Prizrenin, më konkretisht do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Sinan Pashës.









