• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fis

by Edison Ypi
22/01/2024 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Jemi Fis i madh, jemi koc i fort, jemi rracë e pamposhtur.

Kemi në Fis nga të gjithë që na duhen.

Kemi një dhëndër që di të vjedhë por s’di të fshehë. Por kemi në Fis dhe një baxhanak që s’di të vjedhë por di të fshehë. Pasi kryejnë punë në bashkëpunim, dhëndrri hajdut dhe baxhanaku dinak, hanë e pinë e llafosen për të këmbyer talentet.

Një dajo nëpunës që na mbaron punë me zyrat, shkresat, bakshishet, e kemi edhe atë në Fis. Pa dajon dallaverexhi do e kishim pisk, do kishim mbetur prapa. Me ndihmën e dajos dhe një sorollopi të tij nga fshati i gruas, ja gjetëm anën rregulluam dy nipçe. Njërin në doganë, tjetrin te tatimet. E festuam fuqishëm ngjarjen e madhe. U mblodhëm tërë Fisi. Shtruam gosti. Këngë e valle. Mish sa s’plasëm. Raki sa u dehëm.

Një djalë xhaxhai mjek i gjindet Fisit ditën dhe natën sa herë lipset për halle shëndetësore. Nuk vete në Gjermani apo gjetkë. S’mëson dot gjuhë të huaj. Dhe s’ësht’ i shkathët në përgjithësi. Kullot këtej rrotull. Ka gjetur karar duke bërë ndere të vogla. Një shok këtu, një mik atje. Shërben si semafor mes hallexhinjve, doktorave, infermierave, farmacive.

Kemi në Fis dhe dy policë. Njëri në policinë kriminale të një qyteti, tjetri në policinë rrugore të një qyteti tjetër, të dy përbëjnë “Forcat e Rendit” të Fisit. I rregulluam me pesqind vështirësi. Deri tani s’na janë dashur, por as na janë bërë barrë. Le të rrinë. S’i dihet trilleve të jetës.

Kemi në Fis një djalë shpatullgjërë. E vetmja gjë që di të bëjë ky azgan është të rrahi. Duket si i tepërt për një Fis frikacakësh. Por është i domosdoshëm në këto kohë të vështira. Mjerë ai Fis që nuk ka dikend me grusht të fuqishëm sa të shpatullgjërit tonë. Është tepër i vlefshëm. Rreh ata që na ngacmojnë. Dekurajon ata që duan të na rrahin, por nga frika e rrahësit nuk na prekin as thoin. Ndonjëherë rrahësin me grushta e kap xerxeleja, kafshon me dhëmbë. Për shkak të këtij huqi afrikan të rrahësit të Fisit, disa na quajnë Fis kanibalësh. Le të na quajnë. Rrahësi na mbron.

Jemi dhe vetë të gjithë nga pak, ama kemi një djalë halle që t’i thuash spiun i talentuar dhe llapaqen me nam, e ka pak. S’lë spiunllëk pa bërë në favor të Fisit. S’lë spiunllëk pa zbuluar në dëm të Fisit. Edhe kot. Për t’i dalë para të keqes. Me spiunllëqe dhe llafe që kushtojnë pak ose aspak.

Një në Romë, dy në Milano, s’jemi keq dhe me kurva. S’e dimë a janë gjallë. As na intereson ta dimë. Vetë e zgjodhën atë fat. Bënë sikur u fejuan me italianë, dhe ikën. Një Zot e di do kthehen a s’do kthehen në Fis kurvat tona.

Papo kemi në Fis dhe një fallxhore. Me llum kafeje dhe ca marifete, fallxhorja e Fisit tonë ta gjen sëmundjen edhe po s’e pate.

Nuk i mungon Fisit një qefli. Deri tani nuk i ka ngacmuar kushurirat. Megjithatë s’i dihet. U kemi thënë të ruhen çupave të Fisit.

Kemi tre budallenj në Fis. Nuk janë shumë. Fiset e tjera kanë nga dhjetë e pesëmbëdhjetë.

Njërin budalla të Fisit e kemi si biçim poeti. Pes lek njëri, pes lek tjetri, e ndihmojmë hajvanin që mbahet për poet të nxjerri hera-herës ndonjë libër me vjersha. Me çfarë e mbush librin brenda budallai i Fisit, s’na intereson ta dimë, askush nuk do ta shfletojë. Ajo që na intereson në kësi rastesh është nami i kollajtë prej poeti, që i shërben budallait, dhe Fisit të tij si Fis gomerësh që nxjerr edhe intelektualë.

Tjetri budalla bën si shkrimtar. Askush s’ja ka ngenë. Megjithatë budallai vazhdon e shkruan. Pse ai budalla në fund të çdo fjalie vë tre pika ? sa kohë në kokën e idiotit nuk mund të hyhet, këtë askush nuk e di, dhe askush s’ka për ta ditur.

I treti budalla që kemi në Fis, më tepër shejtan se budalla ky, bën si patriot i zjarrtë. Bërtet e uluret për Ilirinë, Pellazgjinë, Shqipërinë, Dardaninë, Skënderbeun. Mbështillet me flamur kuq me shkabë të zezë që nxjerr zjarr të zi nga goja. Ky fëlliqsirë ësht dallaverexhiu më i ndyrë. Por na duhet se ka mendje femër. Na ka mësuar, për shembull, si ta mbajmë larg policinë sa herë bëjmë ndonjë punë pa leje: shtesë kati, modifikim, shtëpi pa leje, duke ngritur sa më lart një flamur kuq e zi që e valavit era.

Fisi i fortë, i madh e i lavdishëm, duhet me u rujt nga rreziqet. Koha është e keqe. Bota bëhet çdo ditë e më e vogël. Jeta çdo ditë e më e shkurtër.

Next Post
‘Koalidohet’ goditja anti-drogë/ Delegacioni i Policisë së Shtetit në SHBA, takime në zyrtarët e lartë të DEA-s

'Koalidohet' goditja anti-drogë/ Delegacioni i Policisë së Shtetit në SHBA, takime në zyrtarët e lartë të DEA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In