Teksa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se brenda datës 15 maj 2 kontratat e partneritetit publik-privat për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të jenë në kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj thotë se gjatë fazë së negocimit është ndërhyrë, me qëllim minimizimin e risqeve fiskale që mund të vijnë nga firmosja e tyre.
Ndërkaq, pyetur nga TV SCAN mbi firmosjen e këtyre kontratave pavarësisht rekomandimeve të FMN-së mbi rreziqet që PPP-ve, shefi i misionit tha se rekomandimi përfshin vetëm politikat që duhet të ndjekë qeveria, por jo kontrata konkrete.
Shefi i misionit komentoi edhe ngritjen e Korporatës së Investimeve, duke bërë me dije se drafti fillestar paraqet disa problematika. Ndërkohë që, ministrja Denaj tha se drafti është në fazë konsultimesh e për pasojë do merren në konsideratë të gjitha rekomandimet. SCAN