• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Firmosin deputetët/Afati për dorëzimin vullnetar të armëve shtyhet deri në dhjetor

by Java News
18/04/2017 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afati për dorëzimin vullnetar të armëve nuk do të përfundojë në 30 prill siç kishte parashikuar ligji i amnistisë i miratuar nga Kuvendi në fund të dhjetorit.

Ky afat pritet të zgjatet deri në 31 dhjetor të këtij viti me kërkesë të 9 deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Spartak Braho, Ylli Shehu, Flamur Çelaj, Pirro Lutaj, Arben Çuko, Xhemal Qefalia, Pjerin Nderu, Paulin Stërkaj dhe Anduel Xhindi kanë firmosur një projektligj për ndryshimin e ligjit të amnistisë me qëllim zgjatjen e afatit.

Kërkesa do të shqyrtohet dhe me gjasë do të miratohet sot nga Komisioni i Sigurisë për tu kaluar në seancën e së enjtes, për sa kohë është mbështetur me firmë nga deputetë të LSI-së dhe të PS-së, dhe kur opozita mungon në Kuvend.

Në relacionin shoqërues, deputetët thonë se shkak për këtë çështje është bërë ritmi i lartë i qytetarëve që kanë filluar të dorëzojnë armët vullnetarisht, raporton “Shqiptarja.com”.

Relacioni
“Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 141/2016 “Për dhënie amnistie” ka si qëllim ndryshimin e afatit të parashikuar për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit të çdo lloji.

Konkretisht, propozohet që të amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat që vullnetarisht deri më datë 31 dhjetor 2017 deklarojnë ose njoftojnë pranë Policisë se Shtetit, në Komisariatin/Stacionin e Policisë më të afërt për dorëzimin e armëve të zjarrit të çdo lloji, që trajtohen sipas parashikimeve të paragrafit të dytë, të tretë dhe të katërt, të nenit 278, të Kodit Penal.

Shtyrja e këtij afati, e rrjedhimisht përfitimi nga amnistia për personat që dorëzojnë vullnetarisht armët, diktohet nga një sërë faktorësh, ndër të cilët, në mënyrë të përmbledhur mund të përmendim: Interesi i lartë i shtetasve për të dorëzuar armët e çdo lloji, duke përfshirë këtu edhe municione të ndryshme luftarake.

Vetëm në 2 muaj janë dorëzuar 1.300 armë, 1.350 granata, mina, predha, 50 kg tritol dhe mbi 410.000 municione të ndryshme luftarake; Rritja e sigurisë publike dhe parandalimin jo vetëm të veprës penale armëmbajtje pa leje, por edhe krime të tjera që mund të verifikohen si pasoje e përdorimit të mundshëm të këtyre armëve; Domosdoshmëria e ofrimit të mundësive ndaj asaj pjese të popullsisë e cila ka në posedim lloje të ndryshme armësh, duke i dorëzuar për të evituar përballjen me dispozitat ligjore sipas legjislacionit në fuqi për armët e rezultuara të humbura nga depot ushtarake”,-thuhet në relacionin e përgatitur nga deputetët.

Argumenti
“Të gjithë jemi dëshmitarë të veprave penale, ku si mjet krimi përdoren armët e zjarrit apo municionet e tyre, sidomos në krimet brenda familjes apo edhe vepra të tjera penale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Minimizimi i pranisë së armëve është domosdoshmëri për të reduktuar kryerjen veprave penale të realizuara me to. E drejta e policisë për t’i ndërmarrë këto aksione buron nga detyrat funksionale të vetë policisë, ku më e rëndësishmja është sigurimi i rendit dhe sigurisë publike (e sanksionuar në ligjin organik për Policinë e Shtetit).

Në gjithë këto vite Policia e Shtetit është ndjerë shpesh e pafuqishme për të parandaluar krimet brenda familjes, sidomos krimet për kryerjen e të cilëve janë përdorur armët e zjarrit dhe municionet e tyre të mbajtura pa lejen e organeve kompetente. Në interes të qetësisë dhe rendit publik u vlerësua e nevojshme shtyrja e afatit, e si rrjedhojë e përfitimit të amnistisë nga ndjekja penale, për dorëzimin vullnetar të armëve të llojeve të ndryshme”,-argumentojnë nëntë deputetët firmëtarë

c.a

Next Post
Referendumi, Trump telefonon Erdogan dhe e uron për fitoren

Referendumi, Trump telefonon Erdogan dhe e uron për fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com