• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmosi me Bashën për detin, Bakojanis: Të rikthehet pakti që bëmë me Shqipërinë

by A R
13/09/2019 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dora Bakojanis, deputetja greke, njëherësh motra e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar të rikthehet marrëveshja detare e bërë mes dy vendeve fqinje në vitin 2009.

Qeveria shqiptare, kur u arrit kjo marrëveshje, drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ajo u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e vendit tonë.

Si një nga drejtueset e partisë në pushtet “Demokracia e Re’, Bakojanis ka theksuar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë përkeqësuar dukshëm vitet e fundit.

“Situata me Shqipërinë është përkeqësuar dukshëm vitet e fundit. Nuk krahasohet niveli i marrëdhënieve aktuale me Shqipërinë me ato të periudhës qeverisëse të “Demokracisë së Re” dhe Kostas Karamanlis (2004-2009), kur nënshkruam marrëveshjen detare”, tha ajo.

“Sipas mendimit tim, marrëveshja e atëhershme nuk duhet braktisur”, shtoi Bakojanis .

Lidhur me kohën kur Greqia u qeveris nga Tsipras, ajo shtoi se “qeveria e mëparshme e anashkaloi, në kërkim të një formule të re. Sidoqoftë, marrëveshja e 2009-ës duhet të përbëjë bazë për çdo negociatë të re, sidomos tani, me pretendimet e palës shqiptare ndaj qeverisë greke. Meqenëse shanset nuk shfaqen shpesh në politikën e jashtme, tani që Shqipëria ka nevojë për ne, diskutimet e qarta do sjellin dhe rezultate të prekshme”.

Por Bakojanis nuk tha nëse Shqipëria sot është dakord me atë marrëveshje, aq më tepër që vendi nuk ka as edhe një Gjykatë Kushtetuese funksionale, çka do të thotë se qeveria Shqiptare nuk mund të bëjë dot asnjë përpjekje qoftë për të rikthyer marrëveshjen e kaluar apo një të re.

Marrëveshja e detit në vitin 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010, duke u konsideruar si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u firmos në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike, kur kryeministri ishte Sali Berisha dhe ministër i Jashtë, Lulzim Basha, i cili aktualisht drejton opozitën.

/a.r

Next Post
Po transportonte 1 ton kanabis, ndalohet varka me vela me flamurin amerikan në Greqi

Kapen rreth 1 ton drogë në Janinë, arrestohet i riu shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In