• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmosi Berisha apo Rama për ish-kompleksin Partizani? Gazetarët përplasen me juristin e PD

by A R
12/09/2024 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha u mor dje zyrtarisht i pandehur nga SPAK në lidhje me hetimin për privatimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” dhe iu komunikuan akuzat.

Në dosjen 500-faqëshe të SPAK, evidentohet edhe vendimi për ndryshimin e destinacionit për ndërtim, ku del firma e Edi Ramës si kryetar i KRRT-së së Tiranës në atë kohë në cilësinë e kryebashkiakut.

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, e konsideron falsifikim nga ana e SPAK këtë dokument, që sipas tij mban firmën e Ramës por përgjegjësia penale i është atribuuar ish-Kryeministrit Berisha.

“Çështja e ndryshimit të destinacionit fillon në datë 16.5.2006 pa kërkesën e pronarëve nga Këshilli Teknik i KRRT-së Tiranës. KRRT e Tiranës në atë kohë drejtohej nga Edi Rama. Ky vendim ndryshon destinacionin e kësaj zone duke e kthyer në një zonë banimi. SPAK cilëson Berishën si drejtues të KRRT së Tiranës, nuk thotë i KRRTRSH-së. Herën e parë te materiali 200-faqësh i gjykatës mund të cilësohej lapsus. I përsëritur sot pas 1 viti, sigurisht nuk është lapsus, është falsifikim i pastër”, thotë Ivi Kaso.

Por ndryshe mendojnë gazetarët Eni Ferhati dhe Glidona Daci. Eni Ferhati ka hedhur poshtë këtë pretendim të Ivi Kasos, duke thënë se vendimi përfundimtar, që evidentohet gjithashtu në dosjen e SPAK, është dhënë nga Sali Berisha në cilësinë e kreut të KRRTRSH -së si Kryeministër në atë kohë dhe në këtë mënyrë ka hyrë në fuqi.

“SPAK thotë ndryshe, që kur janë firmosur kontratat noteriale qoftë për përfaqësimin e tagrave nga z.Malltezi qoftë nga kompania HomePlan, i premtohej familjeve pretenduese të pronave që do merrej përsipër edhe ndryshimi i destinacionit të pronës. Pika e fundit e këtij dokumenti që ju prezantuat thotë ky vendim hyn në fuqi pas miratimit nga KRRTRSH-ja qëndrore që drejtohej nga z.Berisha. Ky vendim është i Qershorit 2006, 3 muaj më vonë ky vendim në fuqi dhe nga z.Berisha në Nëntor. Pika 4 thotë ky vendim hyn në fuqi kur miratohet nga KRRTRSH-ja. Pse nuk e refuzoi?”, shprehet gazetari Eni Ferhati.

/a.r

Next Post
18 viktima nga sulmi izraelit në shkollat e Gazës, 6 prej tyre punonjës të OKB

18 viktima nga sulmi izraelit në shkollat e Gazës, 6 prej tyre punonjës të OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In