• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset marrëveshja për studentët, edhe ilaçet me çmim të reduktuar, Veliaj: Karta e Studentit në Tiranë, unike për nga numri i shërbimeve

by Java News
30/10/2021 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e pajisur me Kartën e Studentit mund të përfitojnë më lirë edhe produktet farmaceutike dhe parafarmaceutike në 69 farmaci të qytetit të Tiranës. Marrëveshja e firmosur në Bashkinë e Tiranës mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe administratorit të rrjetit të farmacive “Orange” ofron edhe këtë shërbim të rëndësishëm në Kartën e Studentit, në kohën kur dhe situata me pandeminë, por dhe virozat e stinës, po rrisin kërkesën për medikamente edhe tek më të rinjtë.

Veliaj u shpreh se, nga një kartë e munguar për 30 vite, sot, për nga numri i shërbimeve që ofron, Karta e Studentit në Tiranë po konkurron edhe me qytete në vende të zhvilluara që e kanë aplikuar kohë më parë. “Një karte studenti që u debatua e u fol për 30 vite se kush e ka dhe kush duhet ta bëjë, vetëm ne i dhamë dum. Sot, jo vetëm kemi Kartën e Studentit, por ofrojmë dhe 1500 shërbime, – e paprecedentë dhe për shumë prej kartave të studentit në plot qytete të tjera në perëndim ku askush nuk ka kapur këtë rekord shërbimesh,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai falënderoi rrjetin e farmacive “Orange” që iu shtua paketës së shërbimeve me çmime të reduktuara për studentët në Tiranë, teksa pohoi se gjithnjë e më shumë privati po kthen sytë drejt partneriteteve të tilla. “Për të gjithë nevojat që një student do ketë në Tiranë, tashmë është një rrjet i tërë, i kudondodhur, ndoshta rrjeti më i madh që ne kemi në qytet, i cili ofron që, pjesën e vet të fitimit ta ulë për të ndihmuar studentët. Fakti që sipërmarrja thotë sot do bëj uljen e çmimit, që t’i jap dorë një studenti që mund të ketë nevojë për këto produkte, është diçka që më mbush me shpresë, ndaj edhe mezi pres që të shoh sa më shumë kompani që na japin një dorë,” deklaroi Veliaj.

Ky partneritet u vjen në ndihmë 75 mijë studentëve në kryeqytet, të cilët nëpërmjet 1500 marrëveshjeve të realizuara me bizneset private përllogaritet të kursejnë nga 9.800 deri në 13.900 lekë çdo muaj nëse përdorin shërbimet e ofruara nga karta e studentit./m.j

Next Post
“Rrihte keq edhe dy vajzat”/ Rrëqeth nëna e 5 fëmijëve me historinë e saj: Burri më godiste me dërrasa dhe çekiç

“Rrihte keq edhe dy vajzat”/ Rrëqeth nëna e 5 fëmijëve me historinë e saj: Burri më godiste me dërrasa dhe çekiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In