• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Firmosën si skutha natën”/ Murrizi për koalicionin i PD-së: Kush garanton se Duka apo 3 deputetët e LSI s’bashkohen me PS-në pas 25 prillit?

by Java News
26/02/2021 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Shoh 14 veta që janë sharë dhe kanë ngritur akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit ndër vite, dhe që janë sharë me libër shtëpie’

Kështu e ka cilësuar deputeti Myslim Murrizi koalicionin e Partisë Demokratike, i cili u nënshkrua dy ditë më parë rreth mesnatës. Murrizi nënvizoi faktin se ato firmosën si skutha një nga një natën, në vend që të dilnin të gjithë në një tryezë të përbashkët, duke shtuar se disa prej tyre kanë firmosur që të bëhen drejtorë.

Duke ju referuar emrave të përveçëm në listën e aleatëve të PD-së, Murrizi tha se Basha duhet t’u kërkojë falje publikisht atyre që ka thirrur në tryezë pasi i ka quajtur më parë armiq e tradhëtar.

‘Nuk janë akuza dhe kundër akuza, shoh 14 veta të rreshtuar dhe që kanë sharë njëri-tjetrin ndër vite me libër shtëpia dhe të shohësh sa janë sharë këta kam menduar se as në xhenaze nuk shkojnë bashkë. Ato janë bashkë, pështirësia është kjo që ju me thoni, pse është bashkuar Idrizi me Dulen.

Unë e kam mik Sali Shehun, por u dekretua nga Topi, dhe është rrëzuar si i papërshtatshëm, si armik nga PD në Kuvend. Basha duhet t’i kërkojë falje, publike jo tek tavolina atyre që ka thirrur dhe që i ka stigmatizuar si tradhtarë, dhe Artur Roshit. Kjo është pafytyrësia e të gjithëve në tërësi. Edhe Bamirit i ka thënë armik, duhet ti kërkojë falje. Së pari këto u bashkuan në 1 prill dhe partia që drejtohej nga Berisha dhe më pas nga Luli u tha aleanca e qelbësirave, tani ky që u tha këtyre aleanca e qelbësirave ka naj çik qebsinllik. Kush është garancia morale, këta që bredhin me lugë në brez me peshqirë për të fshirë buzët. A do të qëndrojnë kështu siç janë sot?!

Ndoka e vonoi firmosjen për punë numrash. Ato mos të firmosnin si skutha një nga një natën, por të dilnin në një tryezë të përbashkët. Fakti që e gjithë opozita ka shkuar rresht për të firmosur për një vend pune, nga ato 14 unë nuk e di si do justifikohet tek vetë shtrati i PD-së, si do tu thotë nëse fal 14 mandate. Në dijeninë time që një pjesë kandidojnë për drejtorë dhe kanë firmosur.’- tha Murrizi.

Veç Kukësit edhe Dibrës, Murrizi tha se LSI mund të kandidojë me PD-në edhe në Gjirokastër. Murrizi tha më tej se askush nuk i garanton votuesit se LSI, e cila ka dalë vetëm në zgjedhje, pas 25 prillit tre deputetët e LSI-së që kanë garuar nën siglën e PD-së mund të bashkohen me Ramën. Murrizi shtoi se edhe Agron Duka që garon nën siglën e PD-së, mund të shkojë majtas.

‘Se shoh LSI-në dhe PD-në kaq të ndarë në tre qarqe, do të jenë bashkë besoj se edhe në Gjirokastër për hatër të Vangjel Tavos. Edhe në këto tre qarqe LSI është e detyruar me kod zgjedhor të ketë një listë më vetë, por do të mbështesë kandidatin. Në dijeninë time është vetëm, nuk ka parti nën sqetull LSI. Pse të habitem unë nëse LSI del vetëm? Pse duhet të habitem nëse tre deputetë të LSI që kanë garuar në siglën e PD-së të bashkohen me Ramën? Pse duhet të habitem unë dhe demokratët që zoti Duka, dhe mund të shkojë tek të majtët?’- tha Murrizi.

g.kosovari

Next Post
Topalli nuk i ndahet Bashës: Është në pazar me Ramën. E pamundur t’i ndash

Topalli: Opozita ka dezertuar! Rama, Basha dhe Meta e shantazhojnë mirë njëri-tjetrin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Z Murrizi harroje partine komunistave,spiunve e te pafteve te plakut barbar te vicidolit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In