• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmos vetting-un/ Ministri Ahmetaj: Pushteti s’merret në tavolinë, por përmes votës

by Java News
11/03/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka firmosur sot peticionin në mbështetje të procesit të vettingut. Duke e cilësuar këtë si një moment me rëndësi për realizimin, Ahmetaj tha se ky proces shpejton anëtarësimin e vendit në BE. Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave ka komentuar edhe bojkotin e opozitës, duke u shprehur që pushteti nuk merret në tavolinë, por përmes votës.
“Zgjedhjet janë një proces normal demokratik në Shqipëri, pavarësisht mungesa të standardeve diku më shumë diku më pak në këto 25 vite. Zgjedhjet e 2017 do të jenë akoma më të mira. Ne arritëm të bënim zgjedhje atëherë në 2013 kur në krye të qeverisë ishte një person që e ka djegur Shqipërinë, e ka vjedhur Shqipërinë, e vrau atë më 21 janar. E megjithatë vullneti i popullit është i pakthyeshëm. Pushteti nuk merret në tavolinë. Pushteti nuk është në duart e 2 -3 organizatorëve të çadrës. Pushteti vjen përmes votës, dhe nuk është në favor të një personi që e ka ndjerë humbjen, por vjen në favor të qytetarëve”, tha Ahmetaj.
Sa i takon reformës në drejtësi, ministri i Financave u shpreh se ky proces jo vetëm reformon sistemin gjyqësor në vend, por rrit ekonominë, punësimin, dhe investimet e huaja në vend.“Me kënaqësi i jam bashkuar nismës qytetare për të firmosur pro vettingut. Reforma në drejtësi është platforma kryesore e reformave të vendit, dhe çdo qytetarët sot e ka vëmendjen tek ky moment, tek kjo reformë, pasi sot të gjithë janë bindur se Reforma në Drejtësi e çon Shqipërinë afër BE, e bën Shqipërinë demokratike, e bën Shqipërinë më të drejtë. Reforma në drejtësi, vettingu në rastin konkret, ekonomia, punësimi nuk janë aspak të ndara. Dje doli anketa e punësimit, dhe papunësia ka rënë në Shqipëri.Ne jemi të bindur se ende në Shqipëri ka qytetarët që kanë nevojë për punë. Pa një drejtësi ashtu siç duhet, pa një proces reformash të thellë nuk ka punësim. Ndaj të gjithë ne e shohim reformën në drejtësi njësh me ekonominë, rritjen e punësimit. Reforma në drejtësi nuk është një reformë për hir të reformave, por është një reformë për më shumë punësim, për një ekonomi më të mirë.Reforma në drejtësi do të shumë më shumë investime vendase e të huaja, më shumë investim. Kush do vinte të investonte në një vend ku nuk ka drejtësi, ku nuk ka garanci kontraktuale. Reforma do të garantojë më shumë të ardhura për shqiptarët. Duhet ta shohim reformën në drejtësi si një instrument të lidhur me jetën e përditshme”, tha Ahmetaj.
ma.me
Next Post
Bulqizë, sherr për pronën, plagoset rëndë një person

Bulqizë, sherr për pronën, plagoset rëndë një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com