• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Firmos aty ore”/ Shehu sherr me Mziun: Unë njoh vetëm Berishën si autoritet, jo PD. Vetëm nga ai marr urdhëra

by Java News
24/11/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e grupit të PD-së një ditë më parë (23 nëntor), deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur se nuk do të firmosë për dërgimin e paktit me Italinë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Xhelal Mziu i ka kërkuar të firmosë, duke i thënë se prandaj janë grup, ndërsa në replikë Shehu është shprehur se i vetmi autoritet që njeh është Berisha, teksa ka theksuar se nuk është pjesë e grupit të PD pasi është përjashtuar.

Në këtë moment deputetët kanë filluar të qeshin, ndërsa siç bën me dije gazetari Osman Stafa, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Tmor Alizoti dhe Asllan Ndogjani, janë shprehur pro dërgimit në gjykatë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese duke shtuar se është rruga më e drejtë.

“Absurdi është që një parti e majtë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Unë mendoj që rruga më e drejtë është kjo që propozohet, që ta kontrolloj Gjykata Kushtetuese. E kuptoj shqetësimin e Tritanit, por mendoj se është e arsyeshme si rrugë. Se ne jemi kundër, por nëse marrëveshja ratifikohet ajo pastaj duhet të zbatohet edhe nëse jemi ne në pushtet. Por nëse gjykata kushtetuese vendos, ne pastaj kemi vendimin e gjykatës kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen”, tha Berisha.

Tritan Shehu: Unë nuk e firmos!

Xhelal Mziu: Funksionojmë si grup apo jo? Nëse jemi grup duhet të firmosim të gjithë. Nëse nuk jemi grup dhe nëse do shohim interesat personal tonat, atëherë pse e quajmë veten grup? Duhet të firmosim të gjithë

Tritan Shehu: I vetmi autoritet që unë njoh këtu është Sali Berisha. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së, se mua më kanë përjashtuar.

Salianji: Grupi parlamentar ka rregullore, ky është hap dhe akt real sepse ne nuk mund të bëjmë beteja me gjasme. E kemi kundërshtuar në publik këtë marrëveshje, e kundërshton opozita në Itali, e kundërshtoi Salvini që është partner koalicioni dhe po ashtu thuajse çdo organizatë që mbron të drejtat e njeriut.

Tomor Alizoti: Kjo është ndodhia më e madhe për Shqipërinë në këto 30 vite demokraci, sipas këndvështrimit tim. Sepse asnjë vend nuk e ka pranuar këtë marrëveshje. Në radhë të parë liderët shqiptarë duhet të mësohen që nuk mund të bëjnë marrëveshje mbi Shqipërinë, sikur ta kenë pronë të tyre. Nuk shkon kjo në këtë mënyrë, që ulesh, kushdoqoftë, ulesh në disa dreka e disa darka dhe ti vendos mbi territorin shqiptar, mbi të ardhmen e shqiptarëve. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, në këtë mënyrë jo. Ne jemi shqiptar, ne jemi opozita shqiptare, përfaqësojmë interesat e shqiptarëve. Interesat e shqiptarëve janë të parat mbi të gjitha, patjetër Italia është një vend shumë i rëndësishëm, aleat, mik, por mbi të gjitha qëndrojnë interesat tona dhe kjo më shumë është një lëvizje politike, ku edhe në Itali ka kundërshtarë. Mendoj së Shqipëria nuk e përballon dot këtë, nuk ka kapacitet ta përballojë këtë marrëveshje, nuk është mirë që Shqipëria të mbaj njerëz të cilët janë në nevojë në hall, të kthehet në kampe, ose të jetë një vendparkimi për Europën. Ne si opozitë në momentin që kjo marrëveshje të kalojë në Parlament duhet të protestojmë.

Nuk mund të protestojmë më fort për komisionet dhe të mos protestojmë për një gjë që bën kaq shumë lajm në Shqipëri. Opozita ka për qëllim që shetësim e popullit, zemërimin e shoqërisë, ta kthej në kauz, ky është roli i opozitës. Mendoj se kjo është një detyrë e opozitës shqiptare, të qëndrojë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve. Po sikur populli sikur të çohet dhe të dalë në rrugë në protestë, ne nuk legjitimohemi më si opozitë. i ke rastet konkrete, çfarë ndodhi në Lampeduza, u shkatërrua ai vend. Si? Nuk shkoi më turist në atë vend. Kjo gjë mund të ndodhë edhe me Lezhën. Ne nuk mund të mbajmë problemet e të tjerëve. Nuk ka një emigracion drejtpërdrejt në Shqipëri. Shqipëria po zgjidh në këtë rast, jo një situatë humanitare, por një problem politik në Itali. Si mundet Shqipëria të marrë dhe të zgjidhë një problem global të emigrimit teksa është vetë prodhues i emigracionit. Shqipëria është një vend shumë i vogël, për të zgjidhur një problem kaq të madh.

Ina Zhupa: Marrëveshja me Italinë nuk është në përputhje me interesin kombëtar, të shqiptarëve dhe as me kushtetutën. Juridiksionin në territorin tonë e kemi vetëm ne edhe maksimumi Nato, për misione të përbashkëta. S’mund t’i japim pjesë të territorit tonë asnjë shteti tjetër, sa do mik ta kemi. Kur vjen puna të zgjedh mes Shqiperisë dhe çdo shteti tjetër, unë zgjedh interesat e vendit tim. Ky është realizmi dhe në marrëdhënien ndërkombëtare, ashtu do zgjidhnin edhe ata para nesh. Edhe për këtë mendoj biem dakort të gjithë. Përsa i përket prishjes së marrëdhënieve të mundshme me Italinë, nuk qëndron. E para se PS çoi në Kushtetuese marrëveshjen me detin dhe nuk prishi ndonjë marrëdhënie me Greqinë, përkundrazi ato kohë edhe i forcoi. Se dyti çuarja në kushtetuese përkundrazi na bën më të ndershëm me Italinë, që ne nuk e kemi sulm politik, por lidhet me kushtetutën e vendit dhe do flasë gjykata. Ne të marrim përsipër që do respektojmë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Asllan Dogjani: Ne s’na votojne italianet, ne na votojnë shqiptarëët. Opozita italiane ka dalë kundër kësaj marrëveshje. Dhe ne mos të çojmë në Gjykatën Kushtetutese?! Ata po i sjellin emigrantët në një burg këtu. Unë do e firmos kërkesën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje.

Berisha: Absurdi është që një parti e majtë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Unë mendoj që rruga më e drejtë është kjo që propozohet, që ta kontrolloj Gjykata Kushtetuese. E kuptoj shqetësimin e Tritanit, por mendoj se është e arsyeshme si rrugë. Se ne jemi kundër, por nëse marrëveshja ratifikohet ajo pastaj duhet të zbatohet edhe nëse jemi ne në pushtet. Por nëse gjykata kushtetuese vendos, ne pastaj kemi vendimin e gjykatës kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen./m.j

Next Post
Ish-këshilltari izraelit i Sigurisë: Shteti i vetëm që mbrojti hebrenjtë. Me Shqipërinë na bashkon historia, s’e harrojmë kurrë besën

Ish-këshilltari izraelit i Sigurisë: Shteti i vetëm që mbrojti hebrenjtë. Me Shqipërinë na bashkon historia, s’e harrojmë kurrë besën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In