Ndotje katastrofike në dy nga liqenet karstike të Belshit. News 24 raporton se fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit derdhin mbetjet në liqen, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.
Në liqenin e quajtur “Gjoli i madh” kanë ngordhur rreth 500 kuintalë peshk. Peshku i dalë në sipërfaqe dhe era e rëndë rrezik për epidemi. Edhe pse situata mjedisore është mjaft e rënduar, ende nuk është marre asnjë masë.