• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firma serbe e Bosnjës i dërgon këpucë në burg Mlladiçit e Karaxhiçit

by Java News
30/11/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani serbo-boshnjake e cila prodhon këpucë për Melania Trump, tani do t’u dërgojë këpucë falas në Tribunalin e Hagës të akuzuarve për krime lufte duke përfshirë Ratko Mladiçin dhe Radovan Karaxhiçin.

Pasi shënoi një marketing mjaft të madh duke dërguar këpucë tek Zonja e Parë e ardhshme e Amerikës, Melania Trump, kompania Bema me seli në Banja Luka do të sigurojë këpucë falas për të pandehurit e krimeve të luftës të mbajtur në njësinë e paraburgimit të gjykatës së OKB-së në Holandë.

Marinko Umiçeviç, drejtor teknik i Fabrikës Bema, tha për BIRN se nëntë të akuzuarit, katër serb të Bosnjës dhe pesë kroatë, do të marrin nga një palë këpucë.

“Unë pres që në ditët e ardhshme të marr madhësinë e këpucëve për të pandehurit kroatë, kështu që do të mund t’u dërgojmë këpucë për Krishtlindjet e tyre katolike. Për të pandehurit serbë, ne do të dërgojmë këpucë të hënën”, tha Umiçeviç.

 

“Ish shefi i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, zyrtarë policor të kohës së luftës, Stojan Zupljanin dhe Mico Stanishiq, dhe pesë të pandehurit kroatë, kërkuan këpucë të thjeshta me lidhëse, por Radovan Karaxhiç kërkoi këpucë të llojit moccasins”, tha Umiçeviç.

“Ngjyra është e zezë, vetëm për gjeneralin Mladiç është e kaftë. Materialet janë të nivelit të lartë, të buta, të rehatshme dhe të bukura,” shtoi ai.

Umiçeviç përshkroi këpucët për të akuzuarit e Tribunalit të Hagës si “këpucë të shpresës”.

“Më lindi ideja t’u dërgoj këpucë pasi që lexova intervistën me njerëzit që janë dënuar nga Tribunali i Hagës,” shpjegoi ai.

“Serbët, kroatët dhe boshnjakët kur u kthyen në shtëpi, të gjithë folën mirë për njëri- tjetrin. Ata thanë që kalonin bukur në njësinë e paraburgimit. Ata njëherë luftuan kundër njëri- tjetrit por tani po ndihmojnë njëri- tjetrin, ata janë disi të lidhur,” shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Bema ka ofruar këpucët e saj për njerëzit me vëmendje botërore.

Fabrika boshnjake e këpucëve prodhoi dhe dërgoi këpucë speciale të bëra nga lëkura e deleve si dhuratë për Krishtlindje më 2010 për 33 minatorët e Kilit të cilët shpëtuan pasi kaluan 69 ditë të bllokuar nën tokë.

Umiçeviç gjithashtu shpreson që sllovenja Melania Trump do t’i mbathë këpucët e saj të firmës Bema në inaugurimin e burrit të saj si president në janar, ngjarje në të cilën ai pret që të ftohet.

“Unë pres një thirrje, ajo tha që do të më thërrasë, por edhe nëse nuk më fton unë nuk do të zemërohem,” tha ai.

“Këto këpucë e kanë përmbushur qëllimin e tyre sepse zonja Trump vjen nga kjo zonë. Me të dhe me burrin e saj në Shtëpinë e Bardhë, ne të gjithë presim shpresë nga Amerika,” shtoi ai, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In