• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firma e ish-sekretares së “Drejtësisë” i kushtoi Ministrisë 1.2 mld lekë

by Java News
11/02/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa shkresa zyrtare që mbajnë firmën e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi, që qëndroi në detyrë për 6 muaj, pas marrëveshjes politike të majit 2017, hedhin dritë të re mbi atë skandalin e fundit në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga TemA TV, epiqendra e auditimit të brendshëm duket se ka qenë ish-sekretarja e Përgjithshme e këtij dikasteri, Juliana Hoxha, që aktualisht është nën akuzë bashkë me disa kolegë të vet.

Kjo e fundit, sipas auditimit të brendshëm, rezulton se ka kryer shkelje dhe abuzime për tre tendera konkrete: sistemi i menaxhimit elektronik të shërbimit përmbarimor, sistemi i mbikëqyrjes elektronike në fushën penale dhe sistemi elektronik për menaxhimin e infrastrukturës së sistemit IT në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas shkresës së siguruar nga TemA TV, Juliana Hoxha në cilësinë e sekretares së Përgjithshmë të Ministrisë, duke patur kompetencat mbi zbatimin e procedurave të prokurimit “ka injoruar faktin se ka dhënë urdhër prokurorimi për shërbime në vlera më të larta se sa buxheti”.

Pa përmendur shkelje të tjera, vetëm ky urdhër thuhet se ka shkaktuar një borxh në vlerën e 120 milionë lekëve të reja për Ministrinë.

Pavarësisht kësaj, duket se asnjë punë nuk është kryer, pasi siç deklaroi ministrja aktuale Etilda Gjonaj, edhe sistemi i mbikëqyrjes elektronike është jonfuksional.

Një tjetër shkelje që dokumentohet nga ish-ministri Bardhi, e që ngarkon me përgjegjësi sërish ish-sekretarjen e Përgjithshme, Juliana Hoxha, është edhe regjistrimi i saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidate për deputete, pa hequr dorë nga detyra si funksionare e lartë shtetërore, ashtu siç parashikon ligji për nënpunësin civil.

“Juliana Hoxha”, thuhet në shkresë “i ka kërkuar fiktivisht departamentit te administratës publike lirimin nga detyra, pasi ka rezultuar se ky i fundit ka raportuar që një kërkesë e tille nuk është dorëzuar asnjëherë deri më 15 maj të vitit 2017, 7 ditë pasi kishte njoftuar KQZ për tërheqjen e kandidaturës si deputete.

Përmes veprimeve, zonja Hoxha ka krijuar rrethana të rreme me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore dhe vijimin e qëndrimit në deyrë pavarësisht ndalimit të shprehur ligjor”, nënvizohet në shkresën zyrtare që mban datën 21 qershor të 2017-ës dhe i drejtohet departamentit të administratës publike për shkarkimin e zonjës Hoxha nga detyra. Tema/

Next Post
Vdesin 104 persona, helmohen nga alkooli i falsifikuar

Vdesin 104 persona, helmohen nga alkooli i falsifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com