• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firaku që parashikoi katastrofat natyrore në Shqipëri: Ja tërmeti që do na godasë në Nëntor

by A R
20/10/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gani Gurguri është një 54-vjeçar që jeton dhe punon në qytetin e Fierit. Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin.

Në një intervistë për dritare.net Ganiu tregon se si ka parashikuar disa nga fenomenet natyrore që kanë ndodhur në vitet e shkuara, parashikime që kanë dalë të gjitha të vërteta si dhe ka bërë një parashikim për motin gjatë muajit nëntor.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë me Gani Gurgurin.

Dritare.net– Ku jetoni dhe ku punoni?

Jetoj në qytetin e Fierit, punoj tek Alpetrol.

Dritare.net– Si keni nisur të parashikoni motin dhe tërmetet?

Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne.

Dritare.net– Keni studiuar për sinoptikë?

Jo, nuk kam studiuar.

Dritare.net– Çfarë metodash përdorni për të realizuar parashikimet tuaja?

Për metodat janë kuriozë të gjithë, por nuk tregohet sekreti i punës. Metodat janë të thjeshta por puna është e vështirë dhe në qoftë se i thua, njerëzve ju duken absurde, në këto kohë kur shkenca ka evoluar. Pasioni, aftësia për të kuptuar shenjat e natyrës dhe praktika, janë ato çka me dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Edhe unë njeri i zakonshëm jam, por puna që bëj është e jashtëzakonshme.

Dritare.net- Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja?

Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale.

Në 1985- përmbytje. Lajmërova Kryetarin e kooperativës

1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës, lajmërova Fatos Bejën

2.02.2007- paralajmërim për det të keq, Ngel vapori në Durrës

10.6.2007- parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.

7.12.2010- përmbytje masive.

2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale, Fier

17- 20.11.2014- përmbytje në Laç, 3 viktima

Tërmetet që kam parashikuar

Tërmeti i parë i lajmëruar në studion e Z.Lirë, me epiqendër në Korçë, ishte 4.5 ballë. U ndje edhe në Tiranë, madje parlamentarët dolën jashtë salle.

Rasti i rrallë- në 55 ditë kanë rënë 10 tërmete, Itali, Greqi, Mal të Zi etj.

Kam gjetur tërmete në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj.

Dritare.net– Cili është parashikimi i moti në Shqipëri, për këto kohë?

Më poshtë po sjell disa parashikimet e mia sesi do të jetë moti deri në fund të muajit nëntor.

26- 31 tetor- moti i paqëndrueshëm

1- 2 nëntor- shi lokal

3- 5 nëntor- kohë e mirë

14-18- do të jetë mot me shi

19- 20- do të ketë shi lokal dhe mjegull

20- 24- mot me vranësira dhe shi lokal

24-30- reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi

25- 27- lëkundje tërmeti

Dritare.net– Ku do të bjerë tërmeti i fund nëntorit?

Në Gjirokastër –Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar. Për më shumë do flasim bashkë, një herë tjetër, sepse jam duke punuar dhe nuk mund të them diçka më shumë tani.

Dritare.net- Si sillen njerëzit me ju? I besojnë ato që ju parashikoni?

Tashmë, njerëzit e kanë fituar besimin tek mua. Dikur me shihnin si të çuditshëm, ndërsa tani më shohin si fenomenal. Ka nga ata njerëz që nuk ndalojnë së më pyeturi për data të ndryshme, për arsyet që kanë. Disa habiten që unë ende nuk punoj në stacionin meteorologjik të Shqipërisë, e të tjerë më thonë shpesh, “ik jashtë, pasi vetëm andej do të gjesh mbështetje”.

Dritare.net– Çfarë do të kërkonit  nga institucionet e këtij vendi?

Pikë së pari do iu kërkoja e të më mbështesnin me një kurs kualifikimi në këtë fushë, që unë të avancoj më tepër, sepse parashikoj pa aparatura. Gjithashtu, do të doja një vend pune në stacionin meteorologjik.

Por e di që është e vështirë. Isa Boletini thoshte: Shqiptarët të falin gjakun, por jo suksesin./dritare.net/a.m.

Next Post
FOTOT/ Pasi kreu marrëdhënie me nxënësin, ja çmenduria e radhës e mësueses…

FOTOT/ Pasi kreu marrëdhënie me nxënësin, ja çmenduria e radhës e mësueses...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

August 3, 2026
U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com