Kryesuesit e kampionatit italian Interi pesuan një humbje të thellë në shtëpinë e tyre. Interi u mposht nga Fiorentina në San Siro me rezultatin e thellë 4:1. Kjo ështe humbja e parë e Interit në këtë kampionat. Miqtë e nisën shumë mirë ndeshjen, kur shënuan tre gola deri në minutën e 23’të përmes Josip Ilicic, Nikola Kalinic në minutën e 76’të të takimit.
kurse Inter u mjaftua me golin e nderit që e shënoi Icardi në minutën e 60’të. Nga minuta e 32’ Inter mbeti me një lojtar më pak, pasi Miranda u ndëshkua me karton të kuq.
Pas kësaj humbjeje Interi bie në pozitën e dytë në tabelë 15 pikë. Aq sa ka edhe Fiorentina që mori kryesimin e Serie A.










