• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fino ironizon me Hajdarin: Jo moj zonjë, s’ke për t’i marrë kurrë 1 mln euro si deputete

by Java News
07/05/2019 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Bashkim Fino i ka kthyer përgjigje bashkëkryetares së Komisionit, Rudina Hajdari, e cila tha se në ditët e sotme një mandat kushton 1 milion euro. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Fino e ftoi Hajdarin që t’i drejtohej zyrës së financave të Kuvendit, për të marrë shpenzimet e një deputeti, shifër që sipas Finos nuk shkon më shumë se 20 milion lekë të vjetër.

“Mundohuni të jeni pak e qartë. Të lutem, mund të merrni një vërtetim nga Kuvendi, që ne deputetët nuk e kalojmë shifrën e 20 milion lekë të vjetra në vit,  pra rreth 80 milion lekë të vjetra në vit në 4 vjet. Deputeti shqiptar është më i diskriminuar i rajonit. Në gojën tuaj 1 deputet- 1 milion euro, nuk është e vërtetë. Në një vit ai merr 20 milion të vjetra. Jo moj zonjë, s’ke për t’i marrë 1 mln euro “, tha Fino.

Duke u ndalur tek puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fino tha se nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar, e ndërsa theksoi se duhet që të arrihet në një Kod të Ri Zgjedhor që ka pëlqimin jo vetëm të PS apo opozitës së re, por edhe të opozitës jashtëparlamentare.

“Nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar. Nuk duhet të hidhet poshtë ky draft. Ky draft të rishikohet. Mos të harrojmë partitë që janë jashtë. Jeni grup i ri i PD, por jam i bindur që ka dy mendime, opozita e re dhe PD jashtë. Duhet të arrijmë një Kod me dakordësi nga palët. Në 28 nëntor ne të kemi të përfunduar. Çështja e sistemit ka shumë për t’u diskutuar”, tha Fino.

/a.meta

Next Post
Ambasada jep njoftimin: Ja kur dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com