• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fino akuzon hapur: FSHF mashtron për Shoqatat

by Java News
14/01/2018 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, shpalli ditën e enjte kandidaturën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Fino ka shpërthyer ndaj federatës për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”. Ja sesi u shpreh kandidati për president FSHF-je:

Mashtrimi që FSHF i bëri publikut për Shoqatat

Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”, prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithe falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

– Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

– Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

– Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

– Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

– Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?! (Panorama)

Next Post
Rikthehet dimri/Sinoptikanët parashikojnë reshje të mëdha dëbore javën e ardhshme

Rikthehet dimri/Sinoptikanët parashikojnë reshje të mëdha dëbore javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com