• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Finlandë, 10 vite burg ish-shefit të Antidrogës. Trafikoi hashash!

by Java News
29/12/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finlandë ndodh edhe kështu: të arrestohet pikërisht ish-kreu i Antidrogës së kryeqytetit Helsinki, veç akuzave të tjera edhe për trafikim droge. Një gjykatë finlandeze e ka dënuar ish-kreun e policisë së Antidrogës, Jari Aarnio, me 10 vite burgim, pasi u vërtetua se ai ka ndihmuar një bandë të trafikut të narkotikëve të importonin në Finlandë rreth 800 kg hashash nga Holanda, për ta shitur atë më pas gjatë viteve 2011-2012.

Aarnio, 59 vjeç, është shpallur fajtor për 5 akuza penale në lidhje me lëndët narkotike, si dhe për 17 shkelje të tjera, përfshi këtu edhe kërcënimin ndaj një të dyshuari. Përpara se të arrestohej në vitin 2013, ai kishte kaluar një karrierë të gjatë 30-vjeçare në forcat e Antidrogës. E megjithëse ai mohon kategorikisht të gjitha akuzat, Aarnio rezulton i dënuar edhe për një tjetër çështje në shtator të këtij viti, dënim me 3 vite heqje lirie për “mashtrim”. Përqindja e krimeve është relativisht e ulët në Finlandë, krahasuar me vendet e tjera europiane. Vendi renditet si i dyti më pak i korruptuar, pas Danimarkës, në indeksin global të hartuar nga “Transparency International”.

ma.me

Next Post
Volejboll, FSHV shpall, Erblira Bicin, volejbollisten më të mirë të 2016-ës

Volejboll, FSHV shpall, Erblira Bicin, volejbollisten më të mirë të 2016-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com