• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Finlanda: Shqiptarët azilkërkues do u hiqet edhe e drejta në zonën Shengen

by
21/08/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo shtetas shqiptar që aplikon për azil në Finlandë, jo vetëm që do të marrë përgjigje negative, por do të marrin njëkohësisht edhe ndalim për hyrjen e tyre në zonën Shengen. Është ambasada e Finlandës në Greqi, që mbulon edhe Shqipërinë, e cila përmes një deklarate për shtyp ka sqaruar se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të azilkëruesve, të gjithë kanë marrë përgjigje negative.

Kjo pasi Zyra e Emigracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë.

Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara.

Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Por, Finlanda nuk do ta japë këtë ndihmë automatikisht për të gjithë azilantët, pasi ka dyshime se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar po keqpërdoret.

Ambasada u ka kujtuar se, bashkë me përgjigjen negative, të gjithë azilantët do të marrin edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit. Kohët e fundit – sqaron ambasada në deklaratën e saj, – të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrjeje.

Next Post

Meta: Ka plot mënyra për të komunikuar me Ramën edhe pa u takuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com