• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Finlanda, paradoksi i lumturisë. Papunësi rekord në vendin më të qetë të planetit

by A R
26/11/2025 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erërat e forta ekonomike po e ftohin edhe vendin më të lumtur në botë. Por pas 1 000 ditësh papunësi, 33-vjeçari Juho-Pekka Palomaa nuk e ka lejuar që problemet e Finlandës ta rrëzojnë.

Palomaa, një ish-producent videosh, i cili thotë se ka dërguar pa numër aplikime për punë dhe ka bërë 11 intervista të pasuksesshme, shënoi ditën e tij të 1 000 të papunësisë me një protestë “sill ushqimin tënd” në shkallët e Parlamentit në Helsinki, shkruan A2.

“Sot është dita ime e 1000-të e papunësisë, pra bëjnë 2,7 vjet, sido që të doni ta thoni, pra është një kohë mjaft e gjatë. Nuk kam qenë kurrë kaq gjatë i papunë, kam qenë më parë i papunë pas studimeve për gjashtë dhe shtatë muaj, dy herë, por kurrë kaq gjatë më parë”, thotë 33-vjeçari.

Finlanda po përballet me stagnim ekonomik, rritje të papunësisë dhe financa publike të tensionuara, por sërish arriti të sigurojë titullin e vendit më të lumtur në botë për të tetin vit radhazi, sipas Raportit Vjetor të Lumturisë Botërore. Sipas ekspertëve, ky sukses i dedikohet kryesisht shtetit të fuqishëm social, por edhe ky sistem po tkurret, teksa qeveria përpiqet të përballojë koston në rritje të një popullsie që po plaket.

Ekonomia finlandeze, shumë e varur nga eksportet, ka vuajtur që prej kolapsit të biznesit të telefonave të Nokia-s në vitin 2014, dikur kompania më e vlefshme e Europës, pasi dështoi të përshtatej me kalimin tek smartfonët me ekran me prekje. Sanksionet ndaj Rusisë fqinje, për shkak të luftës në Ukrainë, kanë goditur gjithashtu eksportet dhe turizmin, ndërsa pasiguria mbi tarifat dhe tregtinë globale paraqet një sfidë shtesë.

Eksperti Lauri Holappa shprehet: “Por, problemi këtu është se konsolidimi fiskal mund të jetë edhe vetë kontradiktor, sepse nëse konsolidimi fiskal ndikon shumë fuqishëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto, atëherë në fakt norma e borxhit publik mund të rritet edhe si pasojë e konsolidimeve fiskale.”

Banka e Finlandës parashikon rritje ekonomike prej vetëm 0.3% këtë vit, nga 0.4% në 2024. Papunësia është ndër më të lartat në Bashkimin Europian, gati 10%, ndërsa mes të rinjve të moshës 15–24 vjeç shkon në 21.2%. Qeveria e koalicionit të djathtë, në detyrë që nga viti 2023, synon “të forcojë financat publike dhe të vërë nën kontroll borxhin në rritje”, tha për Reuters Ministri i Punës, Matias Marttinen: “Qëllimi ynë sigurisht që ka qenë dhe mbetet të rrisim stabilitetin e financave publike dhe të vëmë nën kontroll borxhin e rritur. Për këtë qëllim, janë marrë masa kursimi të financave publike dhe, në të njëjtën kohë, janë marrë masa për të forcuar përsëri punësimin dhe rritjen ekonomike”.

Marttinen e quajti normën e lartë të papunësisë “një situatë të tmerrshme”, por mbrojti vendimin e qeverisë për ta bërë më të lehtë pushimin nga puna, për të ulur rreziqet e punësimit për kompanitë dhe për të nxitur krijimin e vendeve të reja të punës.

Por, lumturia nuk varet vetëm nga ekonomia. Vlerësimet e jetës që raportojnë njerëzit në sondazhin e lumturisë lidhen më shumë me faktorë si qëndrueshmëria dhe aftësia për t’u përballur në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive në kohë të vështira, sesa me treguesit ekonomikë kombëtarë, tha themeluesi i raportit, profesori emeritus John Helliwell: “Mendoj se një nga përkufizimet kryesore të lumturisë është të kesh qëndrueshmëri, sepse jeta paraqet gjithmonë sfida dhe ndryshime, madje edhe brenda një vendi, e lëre më atë që të ofrohet nga jashtë. Dhe kështu, të jesh në gjendje të përballesh në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive në kohë të vështira është një burim i madh lumturie. Dhe kështu, po, sigurisht, Finlanda ka një qëndrueshmëri shumë të lartë”.

Të dhënat e sondazhit për vitin e ardhshëm, të mbledhura nga kompania Gallup dhe të parë nga Reuters, tregojnë se nuk ka luhatje të mëdha në lumturinë e raportuar ng afinlandezët. Sondazhi merr parasysh edhe indikatorë si GDP për frymë, mbështetjen sociale dhe jetëgjatësinë e shëndetshme.

Next Post
Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In