Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, të cilën e përgëzoi për detyrën e re dhe misionin e saj fisnik të përfaqësimit të Finlandës në Kosovë dhe me këtë rast e njohu me zhvillimet aktuale në Kuvend.
Ambasadorja Huhtamaki e njohu kryetarin Veseli me prioritetet, duke theksuar se ajo dhe vendi i saj e mbështesin fuqishëm stabilitetin, sundimin e ligjit, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Finlandë dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Po ashtu, ambasadorja theksoi se Finlanda do të jetë mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në UNESCO.









