• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Finlanda heq nga shkollat matematikën, fizikën dhe gjeografinë

by Java News
16/09/2017 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Teaching by subjekt” ose “teaching by topic” – të mësosh sipas lëndës apo sipas argumenteve?” Kjo është dilema në Finlandë, e cila vendosi për opsionin e dytë. Në këtë mënyrë Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë.

Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat. Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet. “Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e 21”, është shprehur ai, shkruan KP.

Në vend të subjekteve individuale nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë 16-vjeç e lart. Ideja e përgjithshme është që nxënësit të zgjedhin për vete ato dije apo dukuri që duan të studiojnë bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë. Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020. (b.an)

Next Post
Gabimi taktik i Sali Berishës

Dritan Hila: Prek Cali hero dhe antikomunist?! Po për 36 partizanët që vrau në pritë pse nuk flet njeri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

September 7, 2026
“Pokeri i spiunëve” si histori gossipi: Cilat shtete i duan sekretet e Shqipërisë?!

Rrjeti i dyshuar i spiunazhit të BIA-s në Kosovë, nga institucionet te politika! Çfarë kërkon Serbia?

September 7, 2026
Alarm në Mesdhe, sulmohet me dronë anija ruse “Lady Mariia”, kërcënim për sigurinë detare! (VIDEO)

Alarm në Mesdhe, sulmohet me dronë anija ruse “Lady Mariia”, kërcënim për sigurinë detare! (VIDEO)

September 7, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com