• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Finlanda hedh “bombën” për Putinin, kush është gruaja që po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

by A R
12/04/2022 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sanna Marin ka sfiduar ditën e djeshme Presidentin Vladimir Putin. Finlanda dëshiron të largohet nga neutraliteti dhe të anëtarësohet në NATO. Kjo mund të sjellë Luftën e Tretë Botërore, pasi Vladimir Putin e ka bërë të qartë se si Finlanda ashtu si Suedia do të kenë pasoja të rënda nëse ndërmarrin këtë hap. Ukraina ka zgjuar një kujtim të keq, kujtimin e pushtimit rus, pastaj të Bashkimit Sovjetik, të disfatës, të 400 mijë të dëbuarve dhe të 70 mijë të vdekurve. Ishte viti 1939-40. Finlanda u mund.Tani ky vend i vogël, anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 1995, i cili ndan 1340 kilometra kufi me Rusinë, në dritën e luftës në Ukrainë, mund t’i thotë lamtumirë “neutralitetit” të tij dhe të kërkojë anëtarësimin në NATO. Tashmë para Pashkëve, raporton Corriere della Sera, Helsinki do të paraqesë një letër të bardhë që vlerëson të mirat dhe të këqijat e një anëtarësimi dhe vendimi mund të merret nga ekzekutivi i qendrës së majtë të Sanna Marin edhe përpara samitit të NATO-s në qershor në Madrid. “Do të ishte një zgjedhje historike dhe e pakthyeshme,” thotë kreu i shtetit Niinisto. “Nëse vendosni të bashkoheni, mendoj se të gjithë partnerët do t’ju mirëpresin,” përgjigjet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Për herë të parë në javët e fundit, Suedia dhe Finlanda kanë dërguar një brigadë të përbashkët prej mbi 2200 ushtarësh në stërvitjen “Reagimi i Ftohtë”. Në fund të fundit, Helsinki gjithmonë ka investuar shumë në mbrojtje. Asnjëherë nuk e kemi shfuqizuar draftin dhe kur mobilizojmë ushtrinë kemi 300 mijë burra e gra, sa është Gjermania që ka 15 herë popullsinë tonë”, nënvizon Niinisto. Finlanda bleu 64 avionë luftarakë amerikanë F-35 për 10 miliardë euro. Dhe javën e kaluar qeveria rriti me 2.2 miliardë euro ndarjet për blerjen e armatimeve. Nëse Finlanda do të anëtarësohej në NATO, mund të pasohej nga Suedia. Si do ta marrë Putini?

Kërcënon Kremlini

Teksa Finlanda dhe Suedia po konsiderojnë që të anëtarësohen në NATO, Kremlini ka paralajmëruar ditën e djeshme se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë stabilitet në Evropë. “Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në stabilitet në kontinentin evropian”, kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky veprim ka të ngjarë të zemërojë Moskën”, thonë zyrtarët. Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë tashmë janë një çështje serioze që nga pushtimi i Rusisë.

Simbioza suedezo-finlandeze

Në sfondin e luftës në Ukrainë kartat po përzihen nga e para. Sa u përket çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë Suedia dhe Finlanda prej kohësh janë të lidhura strategjikisht. Nëse njeri vend përpiqet për anëtarësim në NATO, me shumë gjasë të njëjtën gjë do të bëjë edhe vendi tjetër, për këtë janë të bindur ekspertët si Vanhanen edhe Carlander. Sulmi flagrant dhe i paprovokuar ndaj Ukrainës e ka detyruar Finlandën të rishqyrtojë pozicionin e vet. “Ne duhet ta rivlerësojmë dhe riklasifikojmë kërcënimin rus. Unë mendoj, se nuk është e ekzagjeruar të mendosh që Rusia paraqet kërcënim ushtarak edhe për Finlandën”, tha Vanhanen. Finlanda dhe Suedia po e rivlerësojnë politikën e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Pikëshit sepse Rusia kërcënon dhe trondit fqinjin e saj, vendet si Suedia dhe Finlanda zhvillojnë një diskutim me NATO-n”, thekson Carlander. “Se çfarë vendimi do të marrë Suedia, kjo është vetëm çështje e qeverisë, e parlamentit dhe popullsisë.”

/a.r

Next Post
Kallëzimi për kreun e KED, Vishaj: Edhe vetë Meta është i paqartë, e ka çuar në tre prokurori

Lista e zezë e SHBA, avokati Vishaj: SPAK duhet të fillojë arrestimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Mallakastër ende i rrezikshëm, ushtria ndërhyn përsëri me helikopter nga ajri për të shuar flakët!

Zjarri në Mallakastër ende i rrezikshëm, ushtria ndërhyn përsëri me helikopter nga ajri për të shuar flakët!

August 9, 2026
Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

August 9, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

August 9, 2026
E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

August 9, 2026
VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

August 9, 2026
Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

August 9, 2026
Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com