• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Financohej nga një grup i rrezikshëm”/ Hoxha zbulon detaje për plagosjen e Bilbilit: Polici po ta dinte se me kë kishte të bënte…

by Java News
10/04/2020 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhene detaje te reja teksa ka folur sot per konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë në Tiranë, qe la te plagosur vete te riun dhe nje kalimtare.

Hoxha theksoi se personi është i dyshuar dhe i akuzuar për një seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 8 viteve të fundit në qytetin e Lushnjes.

“Nga ky qytet janë larguar 30 familje jashtë shtetit për ti shpëtuar kanosjes me jetë. Është e çuditshme që një personazh të tillë ta arrestojë një polic i vetëm. Në 11 shtator të 2017, forcat speciale kanë bërë me dhjetëra operacione për Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun edhe pse në një pjesë të mirë të operacioneve kanë pasur informacion të sakta të këtyre personazheve, nuk kanë mundur ti arrestojnë.

Është i dyshuar për vrasjen e Besmir Kidës dhe të biznesmenit Ardian Boriçit që u vra në lokalin e tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe nga informacionet që kam pasur këta dy persona nuk janë larguar asnjëherë nga territori i Shqipërisë, madje as nga qarku i Fierit pasi kanë pasur mbështetje të madhe financiare dhe bazë për tu strehuar. Një grup tjetër shumë i rëndësishëm në zonën e Myzeqesë ka financuar levizjen  e tyre brenda territorit të Shqipërisë duke mos u larguar asnjë moment”, deklaroi Hoxha.

Mund të shërbejë kapja Orges Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?

Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët  e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.

Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.

Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?

Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit  dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia. 

Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?

Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën.

Dëshmon se ka pasur një dyshim se ky personazh diçka fshihte ndaj ka këmbëngulur ta kontrollojë se më kë ka të bëjë. Ky është një rast i një polici të guximshëm.

Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja . Ka dyshime të forta që baza ë të cilën strehohej ky personazh të çojë në identifikimin e ngjarjeve të tjera.

Personazhe të tilla sa e lehtë është ti zbërthesh?

Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet.

Gjithashtu gazetari Arta Hoxha theksoi se efektivi i policisë i vetëm finalizoi një operacion që ka dështuar me dhjetëra herë./abcnews

g.kosovari

Next Post
Bilanc tragjik nga koronavirusi edhe në Francë/ 987 viktima brenda 24 orëve, mbi 120 mijë të infektuar

Bilanc tragjik nga koronavirusi edhe në Francë/ 987 viktima brenda 24 orëve, mbi 120 mijë të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

August 15, 2026
VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

August 15, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 15, 2026
Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

August 15, 2026
Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

August 15, 2026
“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

August 15, 2026
Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com