• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Financimi rus i PD të zbardhet deri në fund”, Rama: S’kam arsye që të mbyllet si çështje! Horrat thonin që ishte shpifje

by A R
22/09/2022 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka përfituar rreth 500,000 Dollarë financime ruse në zgjedhjet e vitit 2017”.

Ka qenë ky konstatimi i një raporti të deklasifikuar nga inteligjenca amerikane. Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe Kryeministri Rama mbrëmjen e sotme në emsionin “Opinion” që po zhvillohet mbrëmjen e sotme nga New York.

I pyetur se ka zëra që e ka mbyllur kryeministri Rama këtë çështje, ai është e ka hedhur poshtë një aludim të tillë teksa ka shtuar se e ka denoncuar që në fillim.

Edi Rama: Në studion tuaj, ju keni bërë një emision ku keni ballafaqur këtë fakt të bërë publik në atë kohë për të cilin u fajësua Sorosi bashkë me mua dhe Ballën dhe në studion tuaj është dëgjuar një rrëfim për shqiptarët të mbledhur në Amerikë për të shpëtuar kombin.  

Zëra ka për gjithçka në Shqipëri. Këtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht, jemi përqeshur publikisht nga ata që duhej ta çonin më tutje hetimin e çështjes në funksion të publikut.

Çfarë dijenie mund të kem unë apo njerëzit e mi për një proces i cili është hapur si rezultat i denoncimit të bërë prej nesh duke u bazuar në burime informacioni të huaja. Ndërkohë që në procesin e hetimit nga ana e drejtësisë nuk ka pasur transparencë.

Është një nga ato çështjet që kanë bërë mu në atë kohë dhe për të cilat kanë kontribuar dhe kontribuojnë një pjesë e rëndësishme e debatit që merren me regjimin dhe për të mundur regjimin imagjinar, janë gati të mbulojnë çdo gjë tjetër.

Ne nuk kemi nevojë të marrin informacione të tjera sepse e dimë për çfarë bëhet fjalë. Çështja është e qartësuar. Gjithçka është aty dhe faktikisht sot kjo çështje është kthyer në skenën politike për t’u përdorur si guri i radhës për t’u vrarë mes vete në të ashtuquajturën PD. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për sofwarë të zhdukur.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama është shprehur se nuk ka asnjë arsye të mbyllë asnjë çështje teksa ka shtuar se nuk ka nevojë që të përdorë askënd pasi sipas Kryeministrit Raam janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit.

Edi Rama: Çështjet i investigon Prokuroria. I takon drejtësisë si mund ta adresojë këtë çështje. Provat janë aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë Ballës, Spiropalit kur nxorrën fakte. Këtu bëhet fjalë për një financim ilegal. E vetmja parti është PD dhe ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë që nga “non grata” i madh dhe tek Lulzimi i shkretë.

Unë s’kam asnjë arsye të mbyll çështje. Dhe nuk kam nevojë të përdor askënd sepse të gjithë janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit.

Çështja e financimeve ruse është delikate dhe financimi i PD me para ruse është një çështje që nuk është më që mund të kalojë duke përqeshur PS apo duke ia lënë Sorosit siç i lihen të gjitha hallet që vijnë. Kryeministri nuk bën investigime. Kjo është një çështje që duhet zbardhur deri në fund nga drejtësia.

Kush ka sy për të parë shikon dhe kupton se PD është financuar në mënyrë ilegale me para që vijnë nga burime që nuk kanë asnjë interes për mirëqenien e vendit tonë. Për financimin ilegal të PD kanë pasur dijeni të gjithë ata që janë ndarë në virgjerësha që mbrojnë Shqipërinë nga rusët.

Rama i ka cilësuar demokratët “horra” pasi mbronin Lulzim Bashën kur u ngritën akuzat se kishte marrë para nga Rusia. Teksa fliste për financimin rus me 500 mijë dollarë për PD në 2017, Rama u shpreh i bindur për raportin e SHBA duke thënë  se janë fakte që gjenden në raportin e shërbimit sekret.

“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu ku kërkon informacione  të japin informacion kur ai është i klasifikuar. Por ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashtim karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit,  për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”, – tha Rama.

Next Post
Butrinti/ Denaj i përgjigjet Zhupës: Vazhdoni me të pavërteta për tjetërsim pronash! Është e tepërt të flasësh që po i jepet privatit

Reforma territoriale / Deputetja Anila Denaj: Ja cili është numri ideal i bashkive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të? -

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të? –

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com