• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financimi rus i Bashës/ Vangjeli: 500 mijë euro për një parti në Shqipëri nuk vlejnë më shumë se një teshtimë

by Java News
14/09/2022 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me raportin amerikan ku thuhej se PD ka përfituar rreth 500 mijë dollarë financim në 2017 nga Rusia.

Ai tha se Basha ka bërë marrëzi duke menduar se lobimi rus do e sillte në pushtet, ndërsa theksoi se kjo është një histori misterioze, por guri që do e ndjekë pas gjithmonë Bashën.

Sipas tij edhe nëse ato para nuk janë me origjinë ruse, ato mbeten para të pista, por 500 mijë euro për një parti në Shqipëri nuk vlejnë më shumë se një teshtimë.

“Është një histori e vjetër. Duke qenë i dobët Basha i pa orientuar dhe pa e ndarë ende mendjen se do ishte kryeministër apo ministër i një qeverie të ramës bëri të njëjtën gafë dhe marrëzi duke menduar se lobimi do e sillte në pushtet.

Për ta vendosur po në të njëjtën kohë, qershor 2017, në atë kohë në shba ka pasur një hetim serioz që pretendohej të gjendeshin lidhje mes presidencën e Trump dhe financimeve ruse, dhe në atë kohë zbulohet se një parti nga një vend evropian kishte bërë lobim duke përdoru një sasi të caktuar parash që kishin kaluar në kanalet që kishte dhe personazhe ruse, është një histori misterioze.

Ky është momenti kur në këtë hetim del emri i Bashës dhe një vit më pas në pranverën e 2018 sikurse e ka pranuar me vonesë Berisha ka pasur tre tentativa tek ai vetë për të ndryshuar lidershipin e PD konkretisht Bashën. Berisha e ka pranuar këtë gjatë prologut të foltoreve të tij por që ai në atë kohë nuk ishte i bindur që Basha kishte rënë në këtë kurth rus. Pastaj në 2019 vijmë te djegia e mandateve një tjetër marrëzi.

Të kuptojmë se djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por nuk vinte si shantazh i drejtpërdrejtë nga SHBA. Ata kërcënuan me destabizlimin e vendit në këmbim të fatit të individit Lulzim Basha që ishte në hetim andej dhe më pas në Shqipëri dhe nëse hetohet do tregojë hymnere të tmerrshme dhe ky është guri që do e ndjekë pas Bashën.

Prova skam por logjika më thotë se këto 500 mijë euro mund të mos kenë origjinë rusë, por janë para të pista. 500 mijë euro për një kryetar partie në Shqipëri janë qindarka xhepi, por mënyra se si zgjidhi duke shmangur barrierat ishte e gabuar.

Mënyra se si është mbyllur hetimi i kësaj dosje në Tiranë ka mbetur kur përfituese fundor i këtyre pagesave tregonte imunitet, nuk ka pasur asnjë veprim. Dosja fjeti në zyrë, kjo tregon sistemi është i korruptuar. Por 500 mijë euro për një kryetar partie është një shumë që nuk vlen më shumë se një teshtimë.”/m.j

Next Post
Shpëtoi nga eliminimi me snajper/ Historia e 40-vjeçarit Akil Nerjaku: Si u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës

Shpëtoi nga eliminimi me snajper/ Historia e 40-vjeçarit Akil Nerjaku: Si u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In