• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Financimi i portaleve’/ Kotzias sqaron fondet sekrete: Në Shqipëri, kush ka qasje…

by Java News
24/10/2018 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën e tij të parë televizive, ish ministri i jashtëm Nikos Kotzias ka shpjeguar se si funksionon mekanizmi i fondeve sekrete.

Kotzias e ka bërë këtë në përgjigje të akuzave që lëshoi kundër tij ministri i Mbrojtjes, se ka keqpërdorur këto fonde, duke aluduar për korrupsion.

Kotzias tha se ai si ministër vendosi hartimin e një ligji mbi kontrollin e fondeve sekrete. Sipas tij, një shërbim i ministrisë bën propozimin se ku duhet të jepen dhe propozimi t’i shkojë parlamentit.

“Aty duhet të ketë një komision nga kryesia e parlamentit -ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madhe- prandaj ndodhin dhe këto “rrjedhje” në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga parlamenti për secilin nga propozimet”, tha Nikos Kotzias.

Sipas Kotzias, kjo garanton se “nuk kalon asnjë ‘grosh’ nga ministri apo kryeministri.

“Ne krijuam një komision në ministri që kryesohet nga sekretari i përgjithshëm, i cili ka statusin e nëpunësit civil nuk është një emërim politik, dhe ka në përbërje dy ambasadorë të nivelit të lartë. 

Komisioni merr edhe mendimin e ministrit. Disa fonde janë konstante prej vitesh. Shuma e fondeve tona ishte sa 1/7 në raport me të kaluarën” sqaroi Kotzias.

Duke shpjeguar se si procedohet më tej, ish ministri i jashtëm grek tha se komisioni merr vendim me shkrim dhe i dërgon dokumentet në parlament.

“Meqë dy herët e para parlamenti nuk e dinte se si funksiononte, shkuan vetë diplomatët tanë dhe dhanë shpjegime. Pastaj, herën e tretë, të katërt, të pestë e të gjashtë në dy vitet që po funksionon, u dërguan dokumentet dhe nëse kishte ndonjë pyetje, shkonte një diplomat dhe jepte sqarime. 

Përkundër dy herëve të para, nuk ka pasur më pyetje nga parlamenti. Rrjedhimisht, parlamenti i shqyrton fondet sekrete se ku shkojnë, po të konstatojnë probleme ia shtrojnë kryetarit të parlamentit ose neve dhe po nuk pati problem, i miratojnë. 

Dhe pasi miratohen, atëherë i merr paratë ministria e jashtme, nuk i merr ministri i jashtëm, nuk kalojnë nga xhepi i tij. I merr drejtoria përkatëse.

 Nëse i japim për të eksploruar Antraktidën, i merr drejtoria e Antraktidës – që të mos them emra shtetesh konkretë. Po të jetë se si do të thyejmë rekordin botëror në kërcimin trehapësh, i merr drejtoria që është e ngarkuar me sportet”

Kotzias i ka quajtur të rreme publikimet se fonde sekrete janë dhënë edhe në Shqipëri.

“U bë një lajm i rremë, se shkuan fonde në Shqipëri”

Atëherë ndërhyn gazetari, duke iu referuar reagimeve në median shqiptare.

Gazetari: “Parti në Shqipëri, që i konsiderojmë të dëmshme negociatat me Greqinë, që shtrojnë çështjen çame, thonë “ç’ punë ka Greqia të ndërhyjë në politikën tonë të brendshme”.

“E dini çfarë ndodhi? Në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet që pardje se është “i kapur”. Dhe si është i kapur? E thotë dhe vetë partneri i qeverisë”

Këtu Kotzias e ka fjalën për ministrin e mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili në mbledhjen e këshillit të ministrave -pas të cilës Kotzias dha dorëheqjen- tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Soros që të blejë të huajt”.

“Këto u thashë dhe në mbledhjen e qeverisë, që këto nuk janë lojëra. Vendi ynë duhet të bëhet serioz. Këta budallenj, naivë dhe tradhtarë, që përpiqen të nxjerrin lajme të rreme ose jo se ku shkojnë fondet sekrete te vendit, i kap neni për “tradhti kombëtare”.

Disa portale dhe persona jane finacuar nga Greqia, në kuader te ketyre fondeve sekrete(oranews)

a.ç

Next Post
Iu gjetën 14 kallepë tritoli në shtëpi, pranga të riut në Kamëz

Iu gjetën 14 kallepë tritoli në shtëpi, pranga të riut në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In