• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financimi i PD nga Moska, Kim: Minohet demokracia! Politika të ndërmarrë hapa për t’u ruajtur

by A R
29/09/2022 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë intervistës në emisionin “Opinion” u pyet këtë të enjte edhe për çështjen e financimeve ruse në politikë. Ambasadorja theksoi se duhen ndërmarrë hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë. Sipas ambasadores, kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.

Blendi Fevziu: Do t’i kthehem takimit me ish-Presidentin Meta. Është botuar një lajm për një raport sekret të shërbimit sekret amerikan lidhur me financimet e Rusisë nëpër botë. Le të themi financim nga Putin dhe Kremlini. Sipas, Zërit të Amerikës, ky raport thotë që në Shqipëri janë dhënë 500,000 dollarë për Partinë Demokratike nga burime ruse. Çfarë informacioni keni më shumë nga ç’kemi ne mbi këtë lajm?

Ambasadorja Yuri Kim: Po, nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike se sa asaj që ka ardhur nga Uashingtoni. Nuk do të komentoj ndonjë rast specifik, por ka diçka. Situata në Shqipëri nuk është unike. Me fjalë të tjera, kemi parë qeverinë ruse të përpiqet kudo në botë për të minuar demokracitë, për të mbjellë dyshim mbi proceset demokratike, mbi zgjedhjet…

Blendi Fevziu: E kanë bërë hapur edhe në disa vende në Europë…

Ambasadorja Yuri Kim: …e bënë në Europë, e bënë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Po, edhe në Shtetet e Bashkuara, kishit një hetim me…

Ambasadorja Yuri Kim: Po. E dini, ashtu siç më herët këtë vit, në fakt në fund të vitit të kaluar, filluam të ndanim haptas informacion mbi atë që Rusia po përpiqej të bënte në Ukrainë. Vendosëm të ndanim informacion për atë që Rusia përpiqet të bëjë në demokracitë nëpër botë…

Blendi Fevziu: E keni ndarë këtë informacion me qeverinë shqiptare?

Ambasadorja Yuri Kim: Po, ne…

Blendi Fevziu: …sepse unë pyeta Kryeministrin Rama dhe më tha nuk na duhet informacion se e dimë këtë histori…

Ambasadorja Yuri Kim: Pra, ndajmë informacion me demokracitë në botë mbi këtë pikë. Por ndajmë informacion edhe me publikun dhe informacioni kyç është se prej vitit 2014, verifikuam që qeveria ruse ka shpenzuar të paktën, të paktën 300 milionë dollar, çka nuk është asgjë…

Blendi Fevziu: Po, mund të ishte shumë më tepër…

Ambasadorja Yuri Kim: …vetëm një përqindje e vogël e sasisë së parave që rusët paguajnë për të ndikuar median, për të korruptuar politikanë dhe udhëheqës të tjerë, për të blerë reklama, për të blerë artikuj, për të përhapur keqinformim dhe disinformim në mediat sociale. Pra, qëllimi pse e ndajmë këtë informacion mbi përpjekjet ruse për të minuar demokracitë është të themi që, ne e kemi përjetuar, e dimë që ju e keni përjetuar, dhe duhet të ndërmarrim hapa. Për shembull, unë u takova javën e kaluar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me drejtues të të gjitha partive politike, dhe mesazhi kryesor aty ishte: duhet të ndërmerrni hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë. Kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.

Blendi Fevziu: Po pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë Dollarë vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…

Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollarë, të përmendet Shqipëria?

Ambasadorja Yuri Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë.

/a.r

Next Post
Berisha përkujton Nishanin: Një nga presidentët më dinjitoz në historinë e këtij kombi

Berisha përkujton Nishanin: Një nga presidentët më dinjitoz në historinë e këtij kombi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In