• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financimi i partive politike, Celibashi: Përmes sistemit, KQZ do bëjë gjithçka për transparencë

by A R
19/04/2023 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur sot në një konferencë për mediat sa i takon sistemit që do të monitorojë dhe grumbullojë të dhënat mbi financimin e partive politike.

Celibashi theksoi se ky sistem mundëson verifikimin për çdo subjekt politik gjatë fushatës zgjedhore në mënyrë që të mos kryhen abuzime me paratë.

“Bazuar në këto të dhëna që do të grumbullohen nëpërmjet këtij sistemi, KQZ do bëjë të mundur verifikimet mbi paratë e shpenzuara nga subjektet politike. Ky sistem është shumë i mirë, veçanërisht për shoqërinë civile, mediat e të tjerë për të marrë informacione e për të bërë vlerësime për të dhënat e grumbulluara. Është e qartë që ne jemi vetëm në fillim të përdorimit të këtij sistemi dhe askush prej përdoruesve akoma nuk është familjarizuar plotësisht, por të paktën formalisht e kemi realizuar qëllimin  e BE, që ta kishim gati projektin për zgjedhjet e 14 Majit të këtij viti dhe raportimi i subjekteve zgjedhore mbi financat e kësaj fushate të bëhet nëpërmjet kësaj platforme.

Jemi duke e bërë këtë, besoj që tani, por më së shumti dhe në të ardhmen bashkëpunëtorë veç Këshillit të Evropës dhe IDEA me ekspertizën e saj mund t’i bashkangjiten projekteve të KQZ-së për konsolidimin e këtij sistemi, për përdorimin e programeve të ndryshme të sistemit, monitoruese, edituese, stafit të KQZ dhe pse jo organizatave të shoqërisë civile mbi mënyrën se si ato e përdorin sistemin për qëllimet dhe interesat e tyre. Nuk është pika e fundit e lidhur me këtë projekt, është pika e fillimit pasi nuk do të kishte asnjë lloj kuptimi nëse ky sistem nuk do përdorej.

Nuk shoh një arsye më shumë për t’u zgjatur në këtë fjalë përshëndetëse, dua të rikonfirmoj se përtej problematikave që kemi si shoqëri apo sistem politik, rikonfirmoj gjithë gatishmërinë dhe seriozitetin e KQZ-së për të qasur këtë çështje në përputhje me kodin dhe për të mos pasur drojë për të sjellë në vëmendje raste kur parti apo subjekte të ndryshme kanë problematika në lidhje me financimin. Nuk do të jetë kaq e thjeshtë dhe do të ketë transparancë për të bërë publike çdo abuzim, por do jetë diçka ndryshe nga herët e tjera dhe tej gjithë retorikës së ngarkuar politike, në gjykimin tim ka një lloj kujdesi të paktën formalisht për të respektuar rregullat. Por edhe ju e keni parasysh se nuk kemi të bëjmë me shenjt kur bëhet fjalë për të marrë paratë nga partitë politike, ne si institucion mund të bëjmë më shumë për t’i bërë të përmbajtura që të mos demostrojnë ndonjëherë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore”, deklaroi Celibashi.

/a.r

Next Post
“Shqipëria, transformim në luftën kundër krimit”/ Çuçi: Jemi të fokusuar të rrisim cilësinë

“Shqipëria, transformim në luftën kundër krimit”/ Çuçi: Jemi të fokusuar të rrisim cilësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In