• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financimet e dyshimta nga jashtë, PD kërkon të miratohet ligj i posaçëm

by Java News
25/09/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të distancuar nga çështja e lobimit rus në Partinë Demokratike, kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha, demokratët thonë se nevojiten mekanizma shtesë si dhe ndërhyrje ligjore për të kontrolluar dhe frenuar këtë fenomen.

“Kërkon ndërhyrje dhe rregullime të tjera, të cilat mund të shkojnë që nga ligje të posaçme për lobimin jashtë. Ndryshimi në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin e partive politike mund të kërkojë edhe dispozita ndëshkuese në Kodin Penal specifike të targetuara për të bllokuar këto”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, njëherazi, një ndër bashkëhartuesit ndër vite të Reformës Zgjedhore thotë se, pavarësisht ndalimeve me ligj të financimeve të huaja, shqetësues mbetet zbulimi i pronarëve fundorë, që fshihen pas këtyre lobimeve të dyshimta.

“Ndër to është edhe eventualisht zbulimi i pronarëve fundorë të subjekteve që japin financim. Mund të jetë një kompani shqiptare e cila financon brenda kufijve të ligjit, por ata para mund të jenë që vijnë nga të huaj”, theksoi ai.

Por Bylykbashi shkon edhe më tej kur thotë se, përplasja mes ligjit për financimin e partive politike dhe sistemit elektoral me lista të hapura e favorizon këtë fenomen shqetësues, ndaj ai kërkon nga Komisioni i Reformës Elektorale të ndërhyhet sa më parë.

“Kemi dy situata që përplasen me njëra-tjetrën. Ligji që është sipas standardeve dhe nga ana tjetër sistemi zgjedhor që është këtu. Kështu që është e nevojshme që të shikohet kjo patjetër. Me listat e hapura nuk është aspak çudi që qindrat apo mijërat e kandidatëve të marrin në shuma të vogla para nëpërmjet kanalesh që përsëri mund të mbeten financim i huaj, i ndaluar, por që në fazën e fundit para se të financohet partia ose kandidati, është një subjekt shqiptar”, tha Bylykbashi.

Për të frenuar financimet e dyshimta edhe maxhoranca është shprehur e gatshme që të ndërmarrë të gjitha nismat ligjore, ndonëse ky fenomen është aktualisht i ndaluar nga legjislacioni vendas.

Next Post
E rëndë/ Ndërron jetë 3-vjeçarja në spital, dyshimet e para janë për Covid 19

Foshnja 4-muajshe e çiftit shqiptar në gjendje kritike, babai arrestohet për dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com