• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Financial Times”: Shqipëria do preket nga kriza greke, ja risqet

by
02/07/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të preket nga një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona dhe për rrjedhim të falimentimit të saj. Është prestigjozja “Financial Times” e cila në një artikull të saj bën një analizë të asaj që mund të ndodhë në rajon dhe më konkretisht në Shqipëri pas referendumit grek.

Sipas gazetarit Tony Barber, pavarësisht optimizmit të shtetit shqiptar se është i gatshëm të përballojë stuhinë, numri i madh i emigrantëve shqiptarë që do të rikthehen në atdhe do të sjellë ndikime në ekonominë Shqiptare.

“Shqipëria po bëhet gati për rrezikun nga trazirat në Greqi, fqinjin e saj jugor, që mund të detyrojë dhjetëra mijëra emigrantë shqiptarë të kthehen në shtëpi, duke ndërprerë dërgesat për familjet. Ministrat e qeverisë në Tiranë shprehin besimin se sistemi financiar mund t’i bëjë ballë stuhisë, edhe pse tri banka në Shqipëri janë në pronësi dhe kontroll grek dhe që përbëjnë pothuajse 16 % të të gjithë aseteve në sektorin bankar shqiptar. Por, për shqetësimin lidhur me kthimin e emigrantëve, Shqipëria mund të jetë vendi i parë që ndjen efektet e krizës ekonomike dhe sociale në Athinë.” shkruan Barber

 “Emigrantët shqiptarë kanë shkuar në Greqi që prej viteve 1990”, thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. “Kontributi i shqiptarëve jashtë vendit, në Greqi dhe Itali, ka qenë i dobishëm në mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Nëse flasim në aspektin ekonomik, ne e kemi ndjerë efektin e krizës greke.”

Remitancat nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit kanë rënë nga 952 milionë euro që ishin në vitin 2007 në 544 milionë euro për vitin 2014. Edhe pse shifrat janë të vogla, ato përbëjnë rreth 5% të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

Rreth 180 mijë emigrantë shqiptarë janë kthyer nga Greqia në pesë vitet e fundit. Rreziku tani është se nëse emigrantët humbasin vendin e punës apo kursimet, ata do të kthehen në Shqipëri.

Kjo do të rriste papunësinë në vend, që aktualisht është në nivelin 14% të fuqisë punëtore. Ky është rreziku më serioz për Shqipërinë nga çdo pasojë që mund të vijë nga kriza greke.

Next Post

FOTO/ Amerikanët duan të bëhen shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In