• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financat vendosin sa do të paguhen kryetarët e rinj të bashkive, ja si variojnë

by
01/08/2015 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat e kryetarëve të rinj të bashkive do të variojnë nga 37.400 lekë në 92.500 lekë. Kjo përcaktohet nga Ministria e Financave, e cila ka miratuar klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë dhe minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në organet e qeverisjes vendore, duke bashkëfirmosur me ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike, vendimin “Për një ndryshim në vendimin nr 1619, datë 02.07.2008 të Këshillit të Ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, raporton GSH.

Kështu për njësitë administrative me 20.001 deri 50.000 banorë, administratori paguhet 51.500 deri 92.500 lekë. Ndërsa për njësitë administrative me 5.001 deri 20.000 banorë, administratori paguhet nga 41.400 deri 79.500 lekë. Sipas Ministrisë së Financave për njësitë administrative me më pak se 5.000 banorë, administratori paguhet nga 37.400 deri 56.100 lekë.

Ministria e Financave bën të ditur se në zbatimin e këtij vendimi nuk ka efekte financiare shtesë, pasi për pagat e administratorëve do të përdoren fondet e pagave të përdorura për funksionin “kryetar” në njësitë e qeverisjes vendore që, deri para miratimit të ndryshimeve ligjore, ishin komuna dhe aktualisht nuk do të jenë më të tilla. Sipas ndarjes së re territoriale do të jenë plot 323 administratorë të cilët pritet të emërohen nga 61 kryetarët e rinj të bashkive për çdo ishkomunë apo ishnjësi bashkiake siç është rasti i kryeqytetit.

Next Post

Florenc Hoxha kundër Veliajt: Dhashë dorëheqjen, nuk më shkarkove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In