• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

by A R
18/07/2025 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka publikuar këtë të premte, më 18 korrik, një përmbledhje paraprake të performancës të të ardhurave dhe shpenzimeve për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat paraprake mbi performancën fiskale për periudhën Janar–Qershor 2025 tregojnë një ecuri pozitive të të ardhurave buxhetore, duke reflektuar përmirësim të mbledhjes së të ardhurave si dhe një disiplinë të mirë në realizimin e shpenzimeve publike.

Të Ardhurat: Rritje krahasuar me 2024-ën

Konkretisht, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, të ardhurat totale në buxhetin e shtetit arritën në rreth 366 miliardë lekë, që përbën një realizim 100.6% të planit të periudhës dhe një rritje prej 6.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo përfaqëson një rritje prej 22.8 miliardë lekësh. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48.3% të planit vjetor.

Kontributi më i madh në rritjen e të ardhurave erdhi nga:

Tatimet dhe Doganat: Arkëtuar 242.3 miliardë lekë, me rritje 9.1% krahasuar me Janar-Qershor 2024. Pra rreth 20.2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

-Të ardhurat nga TVSH në import: 75.9 miliardë lekë (+0.9%)

-Të ardhurat nga akciza: 32.1 miliardë lekë (+11.2%)

-Të ardhurat nga renta minerare: 1.1 miliardë lekë (78.1% e planit)

-Të ardhurat nga taksat doganore: 4.5 miliardë lekë (+4.2%)

Administrata Tatimore: Arkëtuar 128.7 miliardë lekë, një rritje me 14.7% krahasuar me vitin e kaluar.

-TVSH neto në vend: 33.2 miliardë lekë (+20.8%)

-Tatimi mbi fitimin: 33.2 miliardë lekë (+2%)

-Tatimi mbi të ardhurat personale: 40.8 miliardë lekë (+26.6%)

-Taksat nacionale: 21.5 miliardë lekë (+7.8%)

Fondet Speciale (sigurime shoqërore dhe shëndetësore): 87.6 miliardë lekë, me rritje 12.5%, duke realizuar 104.8% të planit të periudhës.

Shpenzimet: Rritje e kontrolluar dhe sipas planit

Shpenzimet totale publike arritën në 332.5 miliardë lekë, duke realizuar 99.8% të planit për periudhën Janar–Qershor dhe me një rritje prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rreth 41.2 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente: 299.6 miliardë lekë, rritje me 13.2%, duke realizuar 99% të planit të periudhës.

Shpenzimet kapitale: 32 miliardë lekë, rritje me 20.8% dhe realizim në masën 108.1% të planit.

Suficiti: Në rënie, por ende pozitiv

Niveli i suficitit buxhetor për gjashtëmujorin rezultoi në 33.5 miliardë lekë, një vlerë më e ulët me 35.3% ose 18.3 miliardë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Megjithatë, ky mbetet një tregues pozitiv për menaxhimin fiskal, duke pasqyruar ruajtjen e balancës midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Next Post
“Bëju inxhinier…”/ Pëllumb Kulla tregon takimin me Enverin: Më la të bëhem artist, edhe atij i kishte ngelur peng të bëhej artist

Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In