• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financat publike, pagat e magjistratëve dhe qytete që vdesin

by Bajram Peçi
14/06/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Në mënyrën se si krerë të GJK dhe KLGJ, kanë dalë në deklarime ndaj shefit të qeverisë, që u kërkoi si kryeministër të mos orvaten të bëjne rritje page 700 euro për gjyqtar, nismë të cilën e quajti lajthitje, ndjen se nuk i përkasin një trupi. Pa dhënë ndonjë shpjegim, pse Unioni i Gjyqtarëve kërkon tani një ndryshim të buxhetit, këto institucione të larta kanë të drejtë ta bëjnë si propozim, por jo ta bëjnë jashtë përcaktimeve që vijnë si nga Buxheti i Shtetit ashtu dhe nga ndarja e pushteteve?!

Buxheti dihet se ka një funksion politik në marrëdhënien midis qeverisë dhe parlamentit. Te buxheti, kur ka qenë koha, janë shtruar për t’ju bërë të njohura deputetëve mundësitë ekonomike të shtetit shqiptar, qofshin të ardhuara apo borxhe publike, nevoja për përmirësimin e shërbimeve publike, etj. Ato ju nënshtruan miratimit parlamentar dhe buxheti u bë një akt ligjor, kundër të cilit organet e pushtetit ekzekutiv nuk mund të menaxhojnë shpenzimet publike ose të mbledhin të ardhura. Buxheti ka marrë fuqinë e ligjit dhe është i detyrueshem për respektim e zbatim.

Edhe buxheti i organeve të drejtësisë është i strukturuar brënda parashikimit të buxhetit të shtetit. Nuk kam dieni nëse në menaxhimin e tij merr pjesë edhe Ministria e Drejtësisë, si pjesë e qeverisë, por është e qartë se ai ndahet për funksionimin e duhur të sistemit gjyqësor-prokurori dhe administrimin e burgjeve. Shpenzimet për gjykatat, prokurorët publikë, magjistratët dhe stafin administrative të tyre si dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, janë të detajuara, siç ndodh edhe nëpër digastere. Nëse qeveria rriti këto ditë (me autoritetin që i jep ligji) me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, natyra e rritjes ska asnjë lidhje me natyrën e shtesës progresivisht në pagë! Këto lekë nuk janë mbi buxhetin e përgjithshëm, por dalin nga shumat e planifikuar për t’u shpenzuar, të cilat në 5-mujorin e parë të vitit nuk u përdorën (11.8 miliard lekë) nga të tjerë sektorë. Ato 11.8 miliard lekë u rishpërndanë edhe në dobi të sektorit bujqësor e shërbimeve digjitale.

Pra, të gjitha shkallët e gjykatave, të gjitha llojet e prokurorive, janë organe buxhetore, nuk punojnë me vetëfinancim. Në gjykata funksionon vetëm seksioni i të ardhurave, që vjen prej vjeljes së tarifave gjyqësore, gjobat, pagesa për lirimet me kusht, shërbimit të provës, etj. A di ndonjë nga organet drejtuese t’i japë (në mos kryeministrit) opinionit publik një bilanc të këtyre të ardhuarve, të cilat, nëse me gjasa janë tejkaluar me 30 milion euro, opinioni të flejë i qetë se nuk do merret kjo sasi nga taksat e punonjësve dhe (mos o Zot!) nga arsimi ose shëndetësia?

Natyrshëm që në një buxhet që i jepet kuvendit për miratim, nuk është e mundur dhe besoj se nuk egziston as si zë dëmshpërblimi në vlera te kosideruehsme, që rrjedhin nga pasvendimet, vendore e ndërkombëtare, për ndalime, paraburgime e burgime të padrejta. Ato i ngarkohen në kurriz qeverisë, por askush nga vendimmarrsit prokuror apo gjyqtar ligji nuk parashikon se duhet të dëmshpërblejë. KLGJ dhe KLP ndoshta do ishin organet që t’ua varnin në qafë dëmshpërblimet.

Ndërsa krerët e drejtësisë janë njerëzit më të paguar në shtetin shqiptar, është krejt e pakuptueshme pse ligjvënsit, pakujdesisht apo anarkisht, me tabelën e pagave kanë prishur hierakinë? Në çdo sistem, demokrat apo komunist, diktaturë, madje dhe monarki konstitucionale qoftë, ruhet rendi i pagave, prej kreut të shtetit e deri te nëpunësi i nivelit më të ulët, idem si gradat në ushtri. U treguam qesharkë apo të nxituar kur e prishëm këtë rend shtyrë nga dëshira për të forcuar pavarësinë dhe integritetin e sistemit?! Gjykuam se sistemi do bëhej më imun ndaj politikës (!?), ndaj korrupsionit, ndaj ndikimeve e ndërhyrjeve të jashtme? Ndodhi kjo vallë!

Rritja e pagave vjen si e dobishme për ato shtesa të popullatës që e përfituan, siç ngjau me parlamentarët, me gjyqtarë e prokurorë, me sektorë të administratës, që përfshiu 135 mijë buxhetorë. Niveli i pagave për gjithë punonjësit u caktua 45 mijë lekë, por në dorë shumica e tyre marrin diku te 30 mijë lekë, ndërsa niveli i shërben më së shumti detyrimeve për sigurimet shoqërore e shendetësore. Kushdo është i lirë dhe i aftë të bëjë dallimet në nivelin e ulët të jetesës së punonjësve dhe diferencat mbi 10 herë nga më e ulta pagë te më e larta!

Shqipëria, që aspiron t’i bashkangjitet sa më shpejtë BE-së, mes mëtonjësve është e vetmja që nuk ka një plan-perspektivë për industrializimin. Të gjithë shohin, por askush nuk di të thotë se si mund të ndalohet vdekja e qyteteve të cilat u krijuan dhe ishin të lidhura kryesisht me shfrytëzimin e pasurive nëntokësore, minerale dhe naftës? Industritë e ngritura për nxjerrjen dhe përpunimin e kromit, bakrit, hekur-nikelit, qymurgurit, naftës e gazit, u shkatërruan dhe vëndburimet ju dhanë koncesionarëve të huaj. A mundet dot më Ballshi t’i mbaj banorët e saj të lidhur pas qytetit, kur nuk ka asnjë lloj prodhimi dhe pothuaj askush nuk merr pagë?

Ndokush që lexon thotë me vete: ç’na hap barkun me këto muhabete? Nuk dua aspak t’ju ndërmend i dashur lexonjës se sa shtet rrumpallë ishim që lejuam të ndodhte kështu, por ja se si: Me ato 30 milion euro shtesë që kërkon në çdo vit magjistratura, është e tepërt të them se sa mundësi punësimi i jep Ballshit. Në mos Ballshit, Rubikut! Në mos Rubikut e Laçit, njërës prej uzinave që prodhonin armatim!

Qytete e banorë me trup të drobitur, për të mos thënë të braktisur, janë pa shpresë. Shpresën, harrojeni se do ta japi inisiativa e lirë (kapitaliste) e banorëve pa asnjë mundësi investimi, pa prona, pa të ardhura? e jep vetëm leku përmes investimit nga shteti. Kjo ndodh të bëhet vetëm atëhere kur shteti (parlament, qeveri e sistem drejtësie), ndjen dhimbjet e të tjerëve!

Next Post
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com