• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financat: Ja firot që njihen për qëllime fiskale

by
25/05/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave përcaktoi normativat për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit dhe transportimit, etj., të cilat do të njihen për qëllime fiskale.

Me këtë synim, Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë dhe ka miratuar në mbledhjen e fundit të saj vendimin përkatës si përmbushje e detyrimeve ligjore nga ligji Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe krijimin e kuadrit nënligjor të domosdoshëm për njohjen si shpenzim të zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat.

Vendimi do të përcaktojë firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë procesit të prodhimit,  magazinimit apo transportimit për produktet, të cilat, më pas, do të mund të njihen si shpenzime të zbritshme për efekte të llogaritjes së tatimit mbi fitimin.

Për produktet që janë subjekt i akcizës, vendimi ka parashikuar që ato do të jenë të lejuara sipas përcaktimeve të vendimit përkatës për akcizat. Për industritë prodhuese që përdorin lëndë djegëse në procesin e prodhimit, normativat e lëndëve të para djegëse që përdoren në prodhim do të jenë të lejuara sipas përcaktimeve në VKM e akcizës. Për duhanin, sipas përcaktimeve në vendimin përkatës të qeverisë për duhanin.

Për humbjet e procesit të prodhimit, për të cilat nuk ka akte të veçanta ligjore dhe nënligjore, sasia dhe vlera e lejuar e tyre do të llogariten nga inspektorët tatimorë, duke u bazuar në kartat apo skemat teknologjike të procesit të prodhimit.

Ky parashikim u propozua pasi në sektorë të ndryshëm të prodhimit të industrive të ndryshme hasen vështirësi në përcaktimin e normativave për vetë natyrën e prodhimit, si dhe pamundësisë teknike.

Ministria e Financave sqaron tatimpaguesit se autoritetet tatimore, gjatë kontrollit të ushtruar në vend, pranë tatimpaguesit, analizojnë kartat apo skemat teknologjike të procesit të prodhimit, që shoqërojnë makineritë apo linjat përkatëse, nga prodhuesi i tyre dhe kryejnë verifikimet lidhur me nivelin e humbjeve të pësuara gjatë procesit të prodhimit /përpunimit.

Vendimi i mësipërm është pjesë e angazhimit për të përmirësuar klimën e biznesit, respektuar detyrimet ligjore dhe marrë në konsideratë përvojat ndërkombëtare.

Next Post

Fushë-Krujë, përplasen dy makina, 1 e vdekur dhe 5 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com