• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

by E B
25/05/2026 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 28.8 miliardë lekë apo 288 milionë euro ose 11.7 % më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Prill 2026, u realizuan në shumën 98 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë o më shumë se katërmujori i vitit 2025, duke tejkaluar planin me 2.3 miliardë lekë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto)  kanë pasur rritjen më të lartë, nxitur ndjeshëm nga konsumi i popullatës, duke u realizuat në shumën 29.5 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se katërmujori 2025, një realizim në masën 114.5% të planit . Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 23.6 miliardë lekë, ose 87.4% e planit për katërmujorin 2026.  Nga  tatimi mbi të ardhurat personale u mblodhën 28.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.  Nga taksat nacionale u arkëtuan 16.4 miliardë lekë, me rritje rreth 2.1 miliardë lekë.  Ndërsa nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u arkëtuan 66.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se katërmujori 2025, si dhe me realizim prej 102.8% të planit.

Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 73.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë shumë një vit më parë, me realizim në masën 96.8% të planit për periudhën 4-mujore.

Të ardhurat nga TVSH në import,  rezultuan në 49.5 miliardë lekë, 1.4% më shumë se se një vit më parë. Të ardhurat nga akciza,  u realizuan në shumën 20.4 miliardë lekë, ose 2.2% më shumë se një vit më parë dhe 97.5% e planit.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, janë në shumën 600 milionë lekë, dhe të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në vlerën 3.1 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 221.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95.1% të planit të periudhës dhe  12.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Next Post
Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE

Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com