• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financat, 96.7 përqind të ardhurat nga akciza

by A R
26/10/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 96.7% në krahasim me objektivin ose rreth minus 900 milionë lekë.

Ministria e Financave argumenton se në këtë mosrealizim duhet të evidentohet edhe fakti se administrata doganore ka rimbursuar rreth 756 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo shumë ka qenë rreth 90 milionë lekë.

Në analizë të grup-produkteve subjekt i akcizës, vërehet se të gjitha produktet kanë pasur rritje krahasuar me vitin e kaluar, me përjashtim të cigareve, importet e të cilave janë shumë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluar. Nga analiza e importeve dhe taksave përkatëse të gjithë produkteve kryesore të akcizës, konstatohet se janë rreth 709 milionë më pak tvsh nga produktet e akcizës krahasuar më një vit më parë dhe rreth 1.1 miliardë lekë më shumë akcizë.

Për disa nga produktet e akcizës, sipas treguesve fiskal të Ministrisë së Financave, vërehet një rritje e konsumit si: kafe, birrë, pije alkoolike apo verë, me përjashtim të cigareve. Megjithëse ka ulje të zhdoganimeve për karburantet gjatë 9-mujorit me 5,400 ton, sasi kjo e kompensuar dhe tejkaluar me prodhimin vendas prej 17,934 ton karburant. Në total, importi dhe prodhimi vendas i karburanteve, kanë një rritje prej 3.3% në krahasim me vitin e kaluar.

Akciza e cigareve, megjithë rritjen e nivelit të akcizës nga 1 janari i këtij viti, vazhdon të jetë e ulët në krahasim me parashikimin për arsye të rënies së importeve, të cilat për periudhën janar –shtator 2015 janë 1,866 ton nga 2,090 ton që kanë qenë vitin e kaluar. Sasia e më e ulët e zhdoganimeve përbën edhe minusin e mosrealizimit të të ardhurave nga akciza.

Një nga faktorët që mendohet të ketë ndikuar negativisht në nivelin e sasive të importuara është rritja e kursit të dollarit amerikan. Kompanitë kryesore të cilat operojnë në tregun shqiptar faturojnë dhe mbajnë bilancet e tyre në këtë monedhë . Ndërkohë që në vitin 2015 ka një rritje të ndjeshme të vlerës së dollarit amerikan, kjo vlerë nuk është pasqyruar në rritjen e çmimit final për konsumatorët, duke ndikuar vetvetiu në sasitë e importuara me synim për minimizimin e dëmeve për këto kompani.

ATSH

 

 

Next Post

Kamionçina bie në kanal, shtatë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In