• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filtri për gjyqtarët e prokurorët/ Si do funksionojnë ‘rojet’ që do ruajnë ‘rojet’ e vetting-ut

by Java News
20/09/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/ 

Me ngritjen e organeve të vetting-ut, ONM-ja ka marrë vendimin që të sjell 8 vëzhgues ndërkombëtar në Tiranë për të monitoruar kryerjen aktuale të procesit të vettingut, përmes një operacioni afatgjatë që do të zgjasë derisa gjithë anëtarët përkatës të gjyqësorit në Shqipëri, siç rekomandohet nga ligji, t’i nënshtrohen këtij vlerësimi transitor të kualifikimit.
Me një fjalë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë të të gjitha niveleve, duke filluar nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, e deri te gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve, do të kalojnë në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët janë dy organet më të rëndësishme. Të dy këto institucione kanë kompetencat e organeve gjyqësore dhe sipas të Kushtetutës së re, të dy organet veprojnë dhe vendosin në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Por t6ë dyja këto organe do të vëzhgohen rreptësisht nga vëzhguesit afatgjatë të OMN që kanë mbërritur në Tiranë.
Ky proces, nga i cili do të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është tredimensional dhe do të përfshijë: së pari, kontrollin e pasurisë; së dyti, kontrollin e figurës; dhe së treti, kontrollin e aftësive profesionale. Parimi kryesor i procesit të verifikimit është se ky është një kontroll i pavarur që do të zhvillohet nga Komisioni, e mandej nga Kolegji i Apelimit nën mbështetjen dhe monitorimin e vëzhguesve ndërkombëtare të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që kanë mbërritur në Tiranë.
Në fund të procesit individual të rivlerësimit, Komisioni, e më pas nëse ka ankim, Kolegji i Apelimit, ka kompetenca kushtetuese për të marrë masën disiplinore të pezullimit, ose shkarkimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Cilat janë Organet e vettingut?
Katër Komisione të Pavarura Kualifikimi (KPK) të përbërë nga tre anëtarë, që do të kryejnë gjithë procesin e rivlerësimit

Një Dhomë e Specializuar Kualifikimi (DhSK) e përbërë nga shtatë gjyqtarë, që do të shërbejë si instancë apelimi për vendimet e marra nga KPK-të

Dy Komisionerë Publikë

Roli i Ndërkombëtarëve

ONM-së i është besuar monitorimi i procesit të vetingut, që nga krijimi i organeve të vetingut deri te përfundimi i gjithë ushtrimit të rivlerësimit. Prandaj, ardhja e ONM-së në Shqipëri është me rëndësi në dy faza të dallueshme, por të vijueshme.

Së pari, ONM-ja mbikëqyr procesin e krijimit të organeve të vetingut. ONM-ja jep një rekomandim mbi kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit, të Dhomës së Specializuar të Kualifikimit dhe dy posteve të Komisionerëve Publikë. Ky rekomandim do të paraqitet, përmes Zyrës së Avokatit të Popullit, në vëmendje të Kuvendit. Kjo detyrë kryhet me asistencën e katër vëzhguesve afatshkurtër (tre gjyqtarë/prokurorë të lartë nga gjyqësorët e Shteteve Anëtare të BE-së dhe një nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara). Pas rekomandimit të ONM-së, Kuvendi është më së fundi përgjegjës për emërimin e gjithë anëtarëve të organeve të vetingut.

Së dyti, pas krijimit të organeve të vettingut, ONM-ja sjell vëzhgues ndërkombëtare për të monitoruar kryerjen aktuale të procesit të vettingut, përmes një operacioni afatgjatë që do të zgjasë derisa gjithë anëtarët përkatës të gjyqësorit në Shqipëri, siç rekomandohet nga ligji, t’i nënshtrohen këtij vlerësimi transitor të kualifikimit.

Sipas kushtetutës, ONM-ja është mandatuar për të monitoruar gjithë procesin e vetingut. ONM-ja nuk ka pushtete për marrjen e vendimeve përfundimtare lidhur me vetingun, në interes të ruajtjes së përgjegjësisë dhe sovranitetit vendor.
Të gjitha vendimet përfundimtare u takojnë autoriteteve vendore kompetente, siç parashikohet nga ligji, si kur këto kanë të bëjnë me emërimin e anëtarëve në përbërje të organeve të vetingut (përmes fazës para vetingut) ashtu dhe me procesin aktual të vetingut. Lidhur me këtë të fundit, si vendimet e shkallës së parë ashtu dhe apelimet e mundshme kryhen të gjitha nga organet e vetingut të Shqipërisë.

Next Post
700 kile drogë dhe 3 mijë litra benzinë, policia publikon videon e aksionit

Droga e kapur në Seman, pranga shqiptarit dhe të moshuarit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

August 15, 2026
Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 15, 2026
Balla sulmon Berishën: Piromani më i dëmshëm i Shqipërisë, për 36 vite në politikë mbahet mend për molotovë dhe zjarre!

Balla sulmon Berishën: Piromani më i dëmshëm i Shqipërisë, për 36 vite në politikë mbahet mend për molotovë dhe zjarre!

August 15, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

August 15, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

“Vetëvendosja e sheh Presidentin si figurë të parëndësishme”- Osmani kritika të forta Kurtit: Ai do president që s’mban qëndrime!

August 15, 2026
Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!

Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!

August 15, 2026
Festa e “Fjetjes së Shën Mërisë” bashkon besimtarët e krishterë, urime nga krerët e shtetit dhe politika! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros

Festa e “Fjetjes së Shën Mërisë” bashkon besimtarët e krishterë, urime nga krerët e shtetit dhe politika! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros

August 15, 2026
Terror dhe të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, raportohet për disa të plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Terror dhe të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, raportohet për disa të plagosur! Ja për çfarë dyshohet

August 15, 2026
FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

August 15, 2026
Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com