• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filtrat e fatit dhe fati i filtrave

by Lorenc Vangjeli
27/01/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli 

Eshtë njerëzore që dhembja të harrohet me kalimin e kohës. Koha është edhe doktor në rastin më të mirë, edhe shuarje totale e ndjesisë së keqe, në rastin më pak të mirë. Pakkush e kujton kohën e largët dhe dramat e pafundme para sporteleve konsullore për marrjen e vizave. Prej së paku gjashtë vjetësh në ambasadën italiane, greke, gjermane dhe të tjerat më pak, nuk shihen më grumbujt e dëshpëruar të njerëzve që prisnin në rradhë. Eshtë zhdukur profesioni i sekserëve vendas dhe të huaj që këmbenin lejen magjike të kalimit të kufirit me para, është zhdukur rëndësia proverbiale e “miqësisë” me konsullin dhe figura e konsullit aty, atje dhe andej është tashmë ajo që duhet të ishte gjithmonë: një diplomat i zakonshëm që shërben në një vend si Shqipëria, që rrethanat e pazakonta i bëjnë të pazakontë.

Edhe Shqipërinë, edhe konsullin.

Filtri për udhëtimin e shqiptarit tani në perëndim është zhvendosur në aeroportin e destinacionit dhe konsulli është zëvendësuar me policin e doganës. Shumë herë më pak i rëndësishëm sepse ndoshta vetëm një herë në një mijë raste refuzon vulën në pasaportë.

Fatmirësisht, për të mirën publike që shpesh nuk prodhohet brenda në vend, por importohet nga jashtë, ka mbetur një filtër tjetër. Shumë i rëndësishëm dhe me disa funskione njëherazi. Ajo është Zyra konsullore e SHBA-së.

Të enjten, një njoftim i ambasadës së SHBA-së konfirmoi se janë revokuar vizat e udhëtimit  për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë. Një nga ta, madje, një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, humbën vizën që kanë marrë më parë për shkak të abuzimit me të.

Në Tiranë u bënë shumë kuriozë për të mësuar emrat. Sepse emrat e grishin kuriozitetin më shumë se fenomeni. Por Ambasada nuk komenton për emra konkretë. Të dhënat për ta, sipas ligjit, janë konfidenciale.

Ambasada sqaroi “…se e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vettingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin…”. Pra, vendosi një filtër të parë midis detyrës dhe funksionit të zyrtarit të sistemit të drejtësisë dhe të drejtës morale për ta vazhduar dhe më tej atë detyrë për shkak të mëkateve që ka kryer apo dyshohet se ka kryer. Duke dëshmuar, sipas sqarimit të saj, se “…i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar…”, si një mjet në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë të vetmit që kanë mbetur në këtë filtër. Tani që institucioni i Vetting-ut është vënë në lëvizje, ata do të duhet të bëjnë dhe më tej llogaritë me një filtër tjetër që vjen si frymë nga ana tjetër e botës.

Eshtë dhe një listë tjetër për të cilën është folur pak, por është fantazuar shumë; lista me persona politikë e të padëshiruar në SHBA. Emrat që janë përmendur, që janë pilotuar në media apo janë marrë me mend nga media, jo gjithmonë kanë qenë korrektë. E vërteta është se ka shumë nga njerëzit e politikës që e kanë provuar shihjen e refuzimit dhe të mbylljes së derës konsullore në fytyrë. E vetmja gjë që i ka mbrojtur nga “demaskimi publik” është mungesa e konfirmimit individual e rast pas rasti i emrave të tyre.

Refuzimi i udhëtimit për në SHBA i kësaj kategorie njerëzish në thelb është një proces. Edhe pse shpesh mund të duket shumë subjektiv dhe bazuar në informacione të pa “noterizuar” nga gjykata, ai është ende një filtër i lumtur në politikë dhe për politikën. Që shpesh, në mungesën e filtrave lokalë që duhet t’i vendoste konkurrenca e vlerave, kontributeve e dijeve, e kthejnë politikën në një garë që e fitojnë të pandershmit. Sipas parimit moral: jo çdo gjë blihet me para! Dhe sipas rregullit njerëzor që ende funskionon kudo: çfarë nuk mund të blihet me para, mund të blihet edhe me më shumë para! Paratë nuk janë gjithmonë vetëm kartmonedha. Ato kanë fytyra të ndryshme dhe emra të ndryshëm sipas rrethanave. Duke qenë, në fakt, gjithmonë të përkohshme. Si lavdia e forca që jep pushteti, për shembull. Të krijuar nga mungesa e filtrave të fatit dhe të munguar nga fati i filtrave.

Next Post
Të shtunën pritet telefonata e parë mes dy presidentëve Trump-Putin

Të shtunën pritet telefonata e parë mes dy presidentëve Trump-Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 18 maj 2026

May 17, 2026
Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

May 17, 2026
Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por arritën të zhdukeshin

Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por arritën të zhdukeshin

May 17, 2026
Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

May 17, 2026
Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

May 17, 2026
Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

May 17, 2026
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

May 17, 2026
Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

May 17, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

May 17, 2026
Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In