• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Filozofi francez Marek Halter: Marine Le Pen, ‘Kal Troje’ i terroristëve në Francë

by Java News
24/04/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filozofi francez Marek Halter, i cili ishte i sigurt se do të ndodhte një sulm terrorist para zgjedhjeve të ardhshme, ka thënë se terroristëve iu leverdis fitorja e lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në garën presidenciale. Marek Halter është një nga intelektualët më të mëdhenj francezë sot, dhe ai përgjigjet me një optimizëm të kthjellët, pavarësisht nga një tjetër sulm terrorist i Shtetit Islamik kundër Francës, si dhe tronditjes së një vendi, që goditet edhe një herë në zemër, pas masakrës së Bataclanit.

Tre ditë më parë, Halter, filozof hebre dhe shpesh organizator i iniciativave për dialog me Islamin, u intervistua nga televizioni francez Europa 1. Ai tha se ishte i sigurt se do të ndodhte një sulm terrorist, para zgjedhjeve të ardhshme franceze.

Përse ishit kaq i sigurt, Z. Halter?

“Hannah Arendt thoshte: “Për të kuptuar armikun, ju duhet të kuptoni para së gjithash veten”. Kjo fjali më dha çelësin për të kuptuar se çfarë po ndodhte: terroristët duan të fitojnë Marine Le Pen, është e qartë. Udhëheqësja e Frontit Kombëtar është kali i Trojës ideal për ta, për të depërtuar në shoqërinë franceze urrejtjen, intolerancën, racizmin, për të bërë të rritet e djathta ekstreme dhe ekstremizmi në përgjithësi, dhe kështu të bëjë gjithnjë e më shumë të konvertuar. Nesër (sot), Le Pen do të thonë “a jua pata thënë”, do të thotë “e shihni se unë kam qenë dhe mbetem e vetmja që them se terroristët e dyshuar duhet të dëbohen menjëherë”, ashtu si dhe të gjithë myslimanët. Ekstremistët kanë të njëjtat rrënjë dhe ushqehen me njëri-tjetrin”.

Pra, sipas jush, tani Le Pen do të fitojë zgjedhjet?

Jo. Le Pen do të fitojë raundin e parë, si e parashikonin sondazhet, por në balotazh do të bjerë. Sepse brezat e rinj nuk do ta lejojnë, dhe Franca ende nuk është bërë aq raciste sa ta lejojë këtë gjë. Por kujdes, mund të bëhet nëse nuk veprojmë me shpejtësi dhe nuk predikojmë tolerancën, nëse ne të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, nuk mbetemi të bashkuar. Rreziku është tek dera. Kjo është arsyeja përse në moshën 81 vjeç vendosa të organizoj një marshim për tolerancë dhe koherencë.

Pse Shteti Islamik e urren Francën?

“Ne jemi një nga armiqtë kryesorë të ISIS, në mos armiku më i keq, sepse ne jemi një vend laik dhe tolerant, sepse ne jemi të vetmit që kemi laicizmin me ligj, sepse ne i kemi mbyllur xhamitë ekstremiste, dhe pastaj ne jemi në luftë me ta në Irak dhe në Siri, për të mos përmendur trupat franceze kundër terroristëve në Mali.

ma.me

Next Post
Nesër bllokohet qarkullimi në pikën kufitare Morinë

Në kërkim nga Interpoli, policia shqiptare kap në Morinë kosovarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

June 5, 2026
Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

June 5, 2026
“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 5, 2026
‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

June 5, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Kërcënoi me thikë policin tek Casa Italia/ Tiranë, arrestohet 38-vjeçari Dorian Kasa

June 5, 2026
Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

June 5, 2026
Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

June 5, 2026
‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

June 5, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

June 5, 2026
Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In