Filmi spanjoll zgjedhur për Oskar është realizimi i Pedro Almodovar “Xhulieta” në kategorinë e filmit artistik jashtë rajoneve angleze, u njoftua sot në Madrid.
Kjo do të jetë hera e gjashtë që Almodovar, i cili deri më tani ka fituar dy çmime Oscar, përfaqëson Spanjën në këtë kategori.
Filmi ishte gjithashtu në garë për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit të Kanës të këtij viti.
Filmi është i bazuar në tri tregime të shkurtra të autores kanadeze fituese e Oskar Alice Munro, dhe flet për një grua që është larguar nga vajza e saj e rritur. Me reflektime në të kaluarën, filmi tregon ndjenjat e saj të fajit dhe humbje.
Spanja deri më tani ka fituar katër çmime Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, e hera e fundit ishte në vitin 2004 me Alejandro Amenabar me filmin “Mar Adentro”. Almodovar fitoi Oskarin në atë kategori në vitin 1999 për punën e “Gjithçka lidhur me nënën time”, kurse më parë fitoi një Oskar për skenarin më të mirë origjinal për “Fol me të”.
Filmi “Xhulieta” është filmi i 20-të i Pedro Almodovar, përgatiti Beta. (b.an)