• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filmi “Sully” me arkëtimet më të mira filmike

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi dramatik i bazuar në një ngjarje të vërtetë, “Sully”, e largoi trilerin psikologjik “Don’t Breathe” nga vendi i parë i arkave filmike, dhe u shpall kampion i kësaj jave falë fitimit të 35.5 milionë dollarëve nga shitja e biletave nëpër kinema.

Filmi rrëfen historinë e vërtetë që kishte ndodhur në vitin 2009, kur aeroplani amerikan “US Airways flight 1549”, teksa po ngjitej në qiell, përplaset nga një grup i zogjve, të cilët ia dëmtojnë motorët, vetëm disa minuta pas nisjes nga aeroporti “LaGuardia” në New York.

Dhe ky dëmtim e detyron pilotin e aeroplanit dhe ndihmësin e tij, që brenda një kohe shumë të shkurtër të vendosin si ta zbresin atë sa më sigurt dhe t’i shpëtojnë pasagjerët e frikësuar.

Dhe pikërisht ky akt heroik e kishte fashinuar regjisorin Clint Eastwood, duke e inspiruar ta realizojë këtë film dhe t’i tregojë botës saktësisht se çfarë ka ndodhur në ato momente.

Megjithatë, ky po konsiderohet një debutim i suksesshëm i filmit në arkat filmike, edhe pse ekspertët kinematografikë e kishin parashikuar që ai t’i arkëtojë vetëm 25 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes, transmeton emisioni Express në KTV.

Po ashtu një hapje të suksesshme gjatë fundjavës që e lamë pas e ka shënuar filmi triller ‘When the Bough Breaks’, në të cilin luajnë aktorët Morris Chestnut dhe Regina Hall. Ata portretizojnë një çift, që vendosin të bëhen prindër përmes një nëne surrogate, por që nga një vajzë e bukur dhe e sjellshme, surrogatja del të jetë një person i rrezikshëm, e cila fiksohet pas personazhit të Morrisit.

Filmi është pozicionuar i dyti në këtë listë, me arkëtimin e 15 milionë dollarëve. Pritet të shihet nëse suksesi i tij do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.

Një tjetër projekt që ka gëzuar sukses të kënaqshëm gjatë disa javëve që ka qenë pjesë e kësaj liste është filmi “Don’t Breathe”, i cili këtë javë është pozicionuar në vendin e tretë të arkave filmike.

Ky projekt nga e premtja deri të dielën, arriti të shesë bileta në vlerë prej 8.2 milionë dollarëve, të cilat do t’i shtohen shumës së arkëtuar deri më tani, që e kap shifrën e 55 milionë dollarëve.

Siç duket, publiku e ka mirëpritur këtë projekt të zhanrit triller psikologjik, pavarësisht se filmat aksion dominojnë në shijen e adhuruesve të filmit, të cilët i vizitojnë kinematë.

Filmi i fundit i studios Warner Bros, “Suicide Squad”, këtë javë u pozicionua në vendin e katërt, me 5.6 milionë dollarë të fituara. I bazuar në librin komik me të njëjtin emër, filmi i regjisorit David Ayer, në rolin e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywood-it: Will Smith, Margot Robbie, Jared Leto, Jai Courtney dhe Cara Delevigne.

Ata portretizojnë një grup kriminelësh me aftësi të jashtëzakonshme, të cilëve qeveria u kërkon ndihmën për ta mposhtur një kriminel të rrezikshëm dhe kështu ata përfundojnë duke e luajtur rolin e heronjve. Kjo është java e gjashtë e këtij projekti në arkat filmike dhe e treta javë që nuk po arrin ta zërë vendin e parë.

Ndërkaq, top pesëshja këtë javë u plotësua me filmin e animuar ‘The Wild Life”, një bashkëpunim i studiove filmike Lionsgate dhe Summit Entertainment.

Ky film nga shitja e biletave nëpër kinema i arkëtoi gjithsej 3.4 milionë dollarë, që nënkupton se gjasat që të qëndrojë për shumë kohë në top dhjetëshen e kësaj liste janë të vogla për këtë projekt filmik.

Megjithatë, pritet të shihet nëse kureshtja e publikut për ta parë këtë film të animuar do të rritet në fundjavën e ardhshme. (b.an)

Next Post
Meta takon Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurisë së Britanisë, bashkëpunim në sundimin e ligjit 

Meta takon Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurisë së Britanisë, bashkëpunim në sundimin e ligjit 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In