• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Filmi gjerman i Nik Xhelilajt përfundon në gjykatë

by A R
25/12/2015 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak muaj më parë pati filluar xhirimet një version i ri të filmit klasik aventurier “Winnetou” të njohur për aktrimin në rolin kryesor të aktorit Pierre Brice. Këtë rol, i pari pas vdekjes së Brice, e luan në këtë version, aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj. Por, Xhelilaj si dhe i gjithë ekipi i serisë së filmave që është prodhim i televizionit RTL, po përballen me një problem serioz. Një gjykatë, ajo e Landit në Nürnberg-Fürth (landi i Bavarisë), ka shpallur një vendim me të cilin producentëve u ndalohet shpërndarja e filmit me këtë titull, shkruan spiegel.de.

Arsyeja është se “Winnetou” i RTL-it, sipas gjykatës “nuk ka të bëjë pothuaj asgjë me origjinalin, të cilit i referohet, gjegjësisht me romanet e njohura të autorit gjerman të shekullit XIX, Karl May”. Kompania që e bën produksionin, “Rat Pack Film Production”, ka dashur që filmat mbi bazën e Winnetous t`i distribuojë me titujt e romaneve të njohura të Karl May-t si “Winnetou dhe Old Shaterhand”, “Winnetou dhe thesari në Liqenin e argjendtë” dhe “Vdekja e Winnetou”. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankesë botuesi i veprave të Karl Mayt nga Bambergu dhe ka pasur sukses me ankesën e tij. Kjo për faktin se në skenarët e filmave, ngjarja ndryshon shumë nga baza në romanet e autorit.

Në filmat e prodhuar deri në tani, me aktorët Wotan Wilke Möhring (Old Shatterhand) dhe Nik Xhelilaj (Winnetou) mungojnë motivet qendrore nga librat me të njëjtin emër, akuzon botuesi. Për këtë arsye, ai në ankesën e tij i është referuar të drejtës mbi mbrojtjen e titullit. Dhe, sipas vendimit të gjykatës, filmat që kanë fare pak ose aspak të bëjnë me romanet e Karl May-t, nuk lejohet që të emetohen me këta tituj.

Next Post

Edita Tahiri: Ja si do të veprohet me rekomandimet e Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In