• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takim pas 1000 vjetësh/ Papa Françesku dhe Patriarku rus Kirill takohen në Kubë

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishin një mijë vjet që nuk i jepnin doren njëri-tjetrit. Papa Françesku dhe patriarku ortodoks rus Kirill nisën sot në Kubë një takim historik, i pari i dy krerëve të këtyre kishave që prej ndarjes mes të krishterëve të Orientit dhe të Perëndimit rreth një mijë vite më parë. Dy personalitetet biseduan në një sallon të aeroportit, Jose Marti, në Havana, para nënshkrimit të nje deklarate të gjatë të përbashkët që do të flasë për persekutimin kundër të krishterëve dhe për mbrojtjen e vlerave kristiane në botë.

Takimi shënon një etapë historike në marrëdheniet mes dy krahëve kryesorë të fesë së krishterë. Presidenti Raul Kastro mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët mes dy krerëve të lartë fetarë.

Problematika

Papa Françesku mbërriti në Havana gjatë pasdites së kësaj të premteje, ku ishte parashikuar një takim me kreun e Kishës Ortodokse ruse, rreth 1.000 vite pas përçarjes së ortodoksëve të lindjes me Romën, duke shënuar kështu takimin e parë në histori mes një pape të Kishës Katolike romane me patriarkun e Ortodoksisë ruse. 

Dy udhëheqësit fetarë, të ftuar specialë të qeverisë së vendit ishullor komunist, më i madhi i Karaibeve, pritet të adresojnë grindjet njëmijëvjeçare mes degëve perëndimore dhe lindore të Krishtërimit. Presidenti kubanez, Raul Castro, dhe kardinali Jaime Ortega, i cili është edhe përfaqësuesi më i lartë i kishës në Kubë, përshëndetën Atin e Shenjtë pas zbritjes nga aeroplani, disa minuta përpara se Papa Bergoglio të takohej me partiarkun Kirill.

Papa Françesku, i veshur si gjithnjë me të bardha dhe me kësulë mbi kokë, dhe Kirill, i veshur gjithashtu me një kapelë të bardhë, por me një pelerinë që “derdhej” mbi veshjen e tij ngjyrë të zezë, shtrënguan duart dhe u puthën në të dyja faqet, në momentin që ndodheshin brenda terminalit të aeroportit. Më pas ata u ulën për diskutime, së bashku me ndihmësit e secilës palë, në krah të tyre. Ata pritet të bashkohen me një apel për dhënien fund të persekutimit dhe vrasjes së të krishterëve në Lindjen e Mesme. Takimi i tyre, i njoftuar vetëm një javë më parë, pritet të bartë edhe tone politike, pasi vjen në një moment mosmarrëveshjesh mes Rusisë dhe Perëndimit mbi konfliktet e Sirisë dhe Ukrainës.


Papa Françesku pritet të qëndrojë në Kubë për rreth 3 orë e gjysmë, përpara se t’i drejtohet Meksikës për një vizitë 5-ditore. Kirill mbërriti në Havana të enjten, ku u mirëprit nga Castro, një aleat i Rusisë gjithashtu, i cili ka pritur edhe Atin e Shenjtë rreth 5 muaj më parë.

Papa nga Argjentina ka luajtur edhe më herët një rol për riafrimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, dy vende që rikthyen marrëdhëniet diplomatike pas plot 54 vitesh armiqësi, që prej Luftës së Ftohtë. Ndërsa tani, Papa synon të riparojë një thyerje edhe më të gjatë. Ortodoksia Lindore u nda nga Roma në vitin 1054, ndërsa sot, kisha ruse numëron rreth 165 milionë të krishterë ortodoksë, nga 250 milionë që janë në total. Kirill, i cili do të qëndrojë më gjatë në ishull, do të vizitojë gjithashtu kishën e vogël ortodokse ruse të Kubës, e ndërtuar mes viteve 2004-2008. Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbështetur kishën ruse, e cila nga ana e saj mbështet politikat e jashtme të Kremlinit, mbi të gjitha ato në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Next Post

Horoskopi 13 Shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com