• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fillon sot “Java Kulturore Polake”

by S T
14/04/2025 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë – Java Kulturore Polake 2025 fillon të hënën, me një aktivitet hapjeje në mbrëmje tek instalacioni “Reja”. Ansambli Polak i Këngëve dhe Valleve “Silezia” do të interpretojë valle tradicionale polake dhe do të përfshijë publikun në një kërcim spontan “Polonez”, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit të UNESCO-s. Në skenë, atyre do t’ju bashkohet edhe Ansambli i Këngëve të Valleve Popullore (AKVP). Të nesërmen, do të ofrohet një seancë mësimore e vallëzimeve tradicionale polake për studentët e Fakultetit të Kërcimit në Akademinë e Arteve.

Monika Filipina, një autore dhe ilustruese polake e librave për fëmijë, e vlerësuar me çmime, do të zhvillojë Workshope Arti për fëmijët në Teatrin e Kukullave. Monika Filipina ka shkruar dhe ilustruar mbi 50 libra të botuar në mbarë botën, në më shumë se 20 gjuhë. Ajo do të takojë gjithashtu fëmijë, prindër dhe edukatorë, në Shtëpinë e Evropës, për të shpjeguar se si lindin tregimet dhe për të paraqitur një përzgjedhje të veprave të saj.

Shfaqja e dy filmave polakë, në Akademinë e Arteve, do t’i ofrojë publikut një mundësi për t’u përfshirë në bashkëbisedim me regjisoren e filmit fitues të çmimeve ndërkombëtare, Joanna Kos-Krauze, mbi tema sa individuale, aq edhe universale. “Papusza” (Papusha – në gjuhën rome) tregon një histori unike të një poeteje rome (cigane), poezia e së cilës, e zbuluar rastësisht, tregon diversitetin e kulturave në Poloni.  “Birds Are Singing in Kigali” (alb. “Zogjtë po këndojnë në Kigali”)  trajton përvojën e krijimit dhe transmetimit të traumës. Pas shfaqjeve, znj. Kos-Krazue do të zhvillojë një seancë mësimore me studentët e Fakultetit të Teatrit dhe Filmit, në Universitetin e Arteve.

Dy trajnerë profesionistë të Federatës Polake të Volejbollit do të zhvillojnë seanca stërvitore me një grup të rinjsh shqiptarë të shkollës “Ismail Qemali”. Gjatë stërvitjeve do të përzgjidhen ekipe lojtarësh, për të luajtur një ndeshje finale me ekipet e trajnuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në shkollën fillore “Vasil Shanto”.

Javën kulturore polake do ta mbyllin koncertet e grupit polak të xhazit JAH Trio, si pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në Shqipëri. Grupi do të performojë në Tiranë dhe Shkodër, në formacionin e tij të plotë: Jan Jarecki – piano, Michał Aftyka – kontrabas, Marcin Sojka – bateri. Michał Aftyka është fitues i çmimit “Fryderyki”, që është vlerësimi më i rëndësishëm në industrinë muzikore polake.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 15 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti u kap në blof!

Albin Kurti u kap në blof!

April 25, 2026
“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

April 25, 2026
Nuk “zënë mend” ! Mbi 2 mijë shoferë përsëritës për celularin, rripin e sigurimit dhe shpejtësinë

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

April 25, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Katër shenjat e horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

April 25, 2026
“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

April 25, 2026
Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

April 25, 2026
Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

April 25, 2026
“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

April 25, 2026
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

April 25, 2026
Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In