• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillon serie A, por lojtarët kuqezi janë vetëm spektatorë

by Java News
22/08/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimi i Serisë A të këtij sezoni pritej me entuziazëm nga tifozët shqiptarë, duke pasur parasysh se në radhët e shumë skuadrave italiane gjenden lojtarë të Kombëtares shqiptare. Por fillimi nuk ka qenë edhe aq i mbarë për futbollistët kuqezinj, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë ndjekur si spektatorë nga shtëpia apo tribuna këto ndeshje të para.

berisha lazio

Ajo që dihej që të shtunën ishte se në ndeshjen e hapjes së Lacios, do të mungonte Etrit Berisha. Portieri titullar i kombëtares shqiptare të futbollit ka humbur balotazhin e tij me Marketin dhe tashmë thjesht duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të qëndrojë si zëvendësues te ky ekip apo të kërkojë një sistemim tjetër.

berisha marketi strakosha

Futbollisti shqiptar nuk ishte as në stolin e rezervave në këtë sfidë, i lënë pushim zyrtarisht për “probleme fizike”. Në stolin e rezervave ndërkohë ishte Tomas Strakosha, ndërsa çuditërisht, edhe në radhët e rivalëve të Lacios për këtë ndeshje, Atalantës, mungonte një tjetër shqiptar. Berat Gjimshiti nuk arriti të siguronte një vend as mes 12 lojtarëve që uleshin në stol për skuadrën e tij, një sinjal mëse i qartë që trajneri Gasperini nuk e sheh për momentin si alternativë të vlefshme.

fotogallery-di-atalanta-udinese-1-1_82647204-1546-11e6-a68f-2caebb0e1a6b_700_455_display

Ndeshjen nga tribuna e ka ndjekur edhe Arlind Ajeti, por për këtë të fundit mungesa edhe në stolin e Torinos ndaj Milanit ishte e kuptueshme, pasi trajneri Mihajloviç mendon se nuk ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar dy javë më parë në një miqësore.

Një “tifoz” në këtë javë të parë ishte edhe Frederik Veseli, i cili është mbrapa me përgatitjen fizike të sezonit ndaj trajneri i Empolit, Martushelo, vendosi të mos e grumbullonte për duelin ndaj Sampdorias.

frederik veseli

Me pak fjalë, të vetmit kuqezinj që ishin protagonistë në këto ndeshje të para të Serisë A, ishin ata të duelit mes Peskarës dhe Napolit. Si Memushaj (debutues në Serinë A) për Peskarën, ashtu edhe Hysaj për Napolin ishin titullarë në këtë sfidë, por në fushën e lojës nuk kishte vend që nga minuta e parë për Rei Manajn. Lojtari iu gëzua debutimit zyrtar me Peskarën duke zënë pikërisht vendin e bashkëkombësit të tij në 25 minutat që iu vunë në dispozicion nga trajneri Odo.

memushaj serie a

Sulmuesi shihej si titullar në këtë sezon te klubi që e huazoi nga Interi. Gjithsesi, duke parë se Peskara nuk kishte vështirësi të shënonte edhe ndaj një skuadre shumë të fortë si Napoli me Manajn në pankinë, aktivizimi i tij i rregullt nuk është edhe aq i sigurt.

kombetarja-1

Një situatë e tillë sigurisht që nuk do të kënaqë trajnerin De Biazi, duke pasur parasysh se të gjithë emrat e mësipërm figurojnë në listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë./panorama/a.k

Next Post
Daçiç: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

Daçiç: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In