Fillon nga Durrësi edicioni i 108-të i ‘Giro d’Italia’, 184 çiklistë nisin pedalimin drejt Tiranës

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3,443.3 kilometrash në Romë të dielën më 1 qershor.

Për herë të parë në histori turneu do të ketë tre etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë.

13:10 – Segmenti që të çon në fillimin zyrtar të fazës së parë të ‘Giro-s; është 9.2 kilometra i gjatë. Ky është starti i 15-të i ‘Giro d’Italia’ jashtë Italisë.

13:10 – Fillon ‘Giro d’Italia’ nga Durrësi, çiklistët kanë filluar pedalimin drejt km 0 ku gara nis zyrtarisht.

Faza e debutimit është me vështirësi mesatare. Gara vështirësohet pas rreth 65 km. Ngjitja e Gracenit përshkohet përpara se çiklistët të mbërrijnë në Tiranë dhe të hyjnë në qarkun e fundit para finishit. Gara do të mbulojë pothuajse të gjithë qarkun prej afërsisht 22 km përpara se të kalojë vijën e finishit dhe të përshkojë një xhiro të plotë.

Ngjitja e Surrelit do të përshkohet dy herë me pjerrësi prej 13% në pjesën e parë. Kilometrat e fundit karakterizohen nga një zbritje pas Surrelit në rrugë qyteti mjaft të gjera. 3 km e fundit janë paksa tatëpjetë deri në kilometrin e fundit. 500 metrat e fundit janë të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me ​​gjerësi 8 metra.

Pjesëmarrësit – Në garë do marrin pjesë 23 ekipe dhe 184 çiklistë, 48 ​​prej të cilëve janë italianë. Fituesi i vitit të kaluar, slloveni Tadej Pogacar nuk do të marrë pjesë në garë. 1.6 milionë euro do shpërndahen për fituesit sipas çdo etape.

Ekipi shqiptar – Pjesë e nisjes së garës, por jo si konkurrentë janë edhe çiklistët e Kombëtares shqiptare, të cilët u nisën në orën 12:00 nga Durrësi për të përshkruar itinerarin deri në Tiranë.

Itinerari i Etapës së Parë:

ETAPA 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë

Xhiro filloi rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com