• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillon kompensimi për pronat e zëna, ja 905 pronarët e parë

by Java News
28/12/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi dje fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.849, datë 07.12.2016 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.

Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë në janar 2017 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat. Me këtë rast ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 12:00.

Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr. 849, datë 07.12.2016 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.

Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2.000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.  -Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP-së, të plotësuar sipas rubrikave;

2.  -Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);

3.  -Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme;

4.  -Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;

5.  -Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.  -Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;

7.  -Mandat pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

ma.me
Next Post
Mimoza Hafizi: Braktisa PS-në sepse rregullat po thyheshin një e nga një

Mimoza Hafizi: Braktisa PS-në sepse rregullat po thyheshin një e nga një

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

August 3, 2026
Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

August 3, 2026
Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

August 3, 2026
Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

August 3, 2026
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

August 3, 2026
Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com